Sulmi terrorist ndaj infrastrukturës kritike në Kosovë nuk i ka gjetur institucionet e as qytetarët në befasi, thotë ish-deputeti Rrustem Mustafa. Kjo sipas tij, për shkak se përshkallëzimet në rajon, dhe përtej, ka një kohë që janë duke ndodhur.
Mustafa thotë se agresioni ruso-serb po përpiqet të gjejë vende të përshtatshme për përshkallëzim.
“Ka një kohë që gjendemi para sulmeve ndaj shtetit tonë, nga qarqe përtej Serbisë, të organizuara mirë dhe duke tentuar që të përshkallëzojnë situatën jo vetëm në Kosovë, por edhe në gjithë regjionin. Institucionet me mekanizmat e sigurisë të vendit, sado që janë në nivel detyre, kanë treguar edhe herë të tjera që janë në krye të detyrës. Inteligjenca është duke funksionuar, por prapë se prapë sfida me të cilën përballemi ne, duke e llogaritur krejt se kush qëndron prapa, arritën të bëjnë një dëm të konsiderueshëm. Mirëpo shpejt institucionet dolën në vendin e ngjarjes dhe po grumbullojnë fakte që kushdo qofshin ata të gjinden para drejtësisë… Është sulm i rëndë, sulm që nuk i ka gjetur institucionet e vendit e as popullin e Kosovës në befasi, ngase ka një kohë të gjatë që përshkallëzimet në rajon dhe përtej rajonit janë duke ndodhur. Është sulm që neve na ka këndell dhe po mundohemi që të bëjmë preventiva e të angazhohemi që bashkë me miqtë tonë ndërkombëtarë të mos lejojmë këso sulme”, thotë ai për kp.
Më 29 nëntor kanali i ujit i Ibër-Lepencit u dëmtua nga një shpërthim i madh.
Autoritetet e Kosovës e konsideruan sulm terrorist që vjen nga bandat e mbështetura nga Beogradi zyrtar.
Policia e Kosovës ka arrestuar disa persona të dyshuar si dhe ka konfiskuar arsenal armësh dhe dëshmi të tjera që lidhen me sulmin.
Sipas Mustafës, ka një koordinim të mirë të të gjithë mekanizmave të sigurisë të institucioneve të vendit “bashkë edhe me KFOR-in dhe të tjerët që kanë interes për ruajtjen e vendit dhe qetësisë edhe për zhvillimin e sigurisë sa më mirë në vendin tonë”.
“Jemi me fat që profesionistë të nivelit shumë të lartë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që kanë punuar për ruajtjen, rendin dhe sigurinë në Amerikë, por edhe në vatrat e krizës që ishin gjithandej në botë, ka më shumë se dy vite që kanë kontaktuar institucionet e vendit dhe qeverinë dhe po mundohen të sjellin program të qartë për siguri në vend dhe po asistojnë qeverinë qoftë me informata, qoftë me mundësi zhvillimore. Dëmet në Banjskë, në Zveçan dhe kudo që mund të ndodhin, ne me vëmendje i përcjellim dhe reagojmë. Dhe, unë besoj që bashkë me miqtë tonë ndërkombëtar dhe djemtë tonë që janë kalitur nëpër trajnime në vendet më të mira perëndimore, kanë marrë përgjegjësitë e veta dhe po punojnë me të gjitha hallkat dhe strukturat për të ndaluar agresionin ruso-serb që po mundohet të gjejë vende të përshtatshme për të përshkallëzuar dhe për të shkaktuar probleme jo vetëm në Kosovë, por edhe në Ballkan”, thotë ai.
Sulmi në Ibër-Lepenc erdhi një vit pasi terrositët serbë sulmuan Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit duke e vrarë rreshterin Afrin Bunjaku.
Përgjegjësinë për sulmin e shtatorit në Zvecan e kishte marrë Milan Radoiçiq, ish-nënkryetari i Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve të Kosovës e cila e ka mbështetjen e Beogradit zyrtar.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Të mërkurën nis numërimi i votave të diasporës

Dyshime për “Trenin Bullgar” në Gjakovë – PDK kërkon krijimin e një komisioni për të hetuar kutitë e votimit

Aksident mes tri veturave në rrugën Prishtinë-Gjilan, lëndohen gjashtë persona

Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania