Në Komisionin parlamentar për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë sot për herë të katërt ishin të ftuar drejtuesit e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë të raportojnë për zhvillimet e fundit në vend, përkatësisht rreth deportimit të gjashtë shtetasve turq javë më parë në Turqi, mirëpo as sot zëvendësdrejtori i AKI-së, Latif Merovci nuk raportoi para këtij Komisioni.
Merovci me një shkresë zyrtare ka kërkuar nga Komisioni në fjalë që të shtyhet ky raportim deri sa të sqarohen rrethanat e krijuara në AKI.
Zëvendëskryetarja e Komisionit, Ganimete Musliu ka thënë se me ligj, Merovci do të duhej të ishte sot për raportim për gjendjen e krijuar së fundmi, sepse sipas saj, Komisioni e ka të pamundur të ushtroj kontrollin, siç tha ajo demokratik mbi AKI-në.
E pyetur nga mediat se a është AKI aktualisht jashtë kontrollit, ajo tha se nuk dëshiron të paragjykoj për këtë, porse do të jenë transparent për zhvillimet e mëtutjeshme.
“Unë nuk dua të paragjykoj (se kjo Agjenci është jashtë kontrollit) dhe të përgjigjem për kompetencat që nuk më takojnë, sa i përket institucioneve tjera nuk e di a ju kanë përgjigjur apo jo (presidencës dhe zyrë së kryeministrit). Si komision e kemi të pamundur të ushtrojmë kontrollin demokratik mbi këtë institucion. Do të ketë zhvillime në javën ardhshme si Komision, por nuk ka diçka konkrete që sot jap përgjigje për opinionin e gjerë. Por megjithatë ju do të njoftoheni me kohë për çdo veprim që do të marrim ne si Komision. Do të jemi transparent”, ka thënë Musliu.
Siç njofton KP, Musliu ka thënë se Komisioni unanimisht ka vendosur që bashkërisht të gjejnë rrugë për të funksionuar si Komision dhe për të marrë përgjigje nga institucionet përgjegjëse.
“Është hera e katërt që ftojmë me ardhur në Komision për të na informuar për zhvillimet e fundit që kanë ndodhur në vend. Tani më po dihet se drejtori nuk e ushtron detyrën drejtorit, andaj, ne kemi kërkuar në bazë të ligjit dhe me të drejtat e saj, që në Komision të vij për të na njoftuar zëvendësdrejtori, siç u njoftuat zëvendës drejtori nuk ka ardhur. Për këtë Komisioni unanimisht konstaton se si Komision nuk jemi duke mundur ta zhvillojmë kontrollin demokratik ose thjesht anën ligjore mbi AKI-në. ne do të mundohemi që në bazë të kompetencave që i kemi, bashkërisht të gjejmë rrugë për të funksionuar si Komision dhe për të marrë përgjigje nga institucionet përgjegjëse”, theksoi Musliu.
Ndryshe, pas kërkesës së kryeministrit Ramush Haradinaj, në këtë javë shefi i AKI-së Driton Gashi ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri