LAJMI I FUNDIT:

Mushkolaj: Vuçiqit nuk i kanë konvenuar sulmet ndaj Policisë së Kosovës

Mushkolaj: Vuçiqit nuk i kanë konvenuar sulmet ndaj Policisë së Kosovës

Disa sulme të njëpasnjëshme ndaj Policisë së Kosovës afër pikave kufitare në veri të vendit në ditët e fundit po shihen si alarm serioz për sigurinë e Kosovës.

Analisti Imer Mushkolaj tha në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, se ngjarjet e fundit në veri nuk janë duke i konvenuar presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Nuk besoj se në këtë kohë këto ngjarje i konvenojnë Vuçiqit. Më tepër besoj se ngjarjet iu konvenojnë grupeve serbe me sentiment pro-rus në Serbi. Rusia kohëve të fundit nuk është shprehur e kënaqur me Serbinë. Vet zyrtarët rus pozicionin e Serbisë e kanë konsideruar neutral për krizën në Ukrainë. Sot për sot Beogradit nuk i konvenojnë trazirat në veri të Kosovës. Kur i kanë konvenuar ai ka shkaktuar trazira siç ishte bllokimi i veriut të Kosovës para disa muajve”, tha ai, përcjell Telegrafi.


Ai thotë se megjithatë Serbia mund të ndryshojë qasje nëse nuk arrihet ndonjë marrëveshje për targa nga fundi i javës.

Mushkolaj mbështet pozicionin e Kosovës për të qenë të kujdesshëm në këtë kohë duke mos shkaktuar më shumë trazira.

Mehmeti-Selimi: Serbia le të armatoset sa të dojë, Kosova është e armatosur me njerëz dhe vullnet të mirë që do ta mbrojnë vendin
Lexo po ashtu Mehmeti-Selimi: Serbia le të armatoset sa të dojë, Kosova është e armatosur me njerëz dhe vullnet të mirë që do ta mbrojnë vendin

“Mos të harrojmë se Vuçiqi kohëve të fundit e ka paraqitur veten te ndërkombëtarët si paqësor, derisa Kosovën dhe Kurtin si iniciues të incidenteve të ndryshme”, deklaroi Mushkolaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Politikë
A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

Politikë
Krasniqi i prerë: Nuk shkojmë në koalicion me Vetëvendosjen

Krasniqi i prerë: Nuk shkojmë në koalicion me Vetëvendosjen

Politikë
Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Lajme
Specialja nuk e lejoi ta vizitojë babanë e sëmurë, reagon vëllai i Hashim Thaçit: Refuzimi është vetëm politik

Specialja nuk e lejoi ta vizitojë babanë e sëmurë, reagon vëllai i Hashim Thaçit: Refuzimi është vetëm politik

Drejtësi
Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Lajme
Kalo në kategori