Musaka pa mish: Ushqim veror, i lehtë dhe i shkëlqyeshëm!

Koha është për ushqime të lehta dhe të shëndetshme të cilat forcojnë shpirtin dhe trupin Përbërësit e nevojshëm:- 600 g patate;- 1 domate e madhe;- 1 qepë;- 2 speca të gjelbër;- 1 karotë e madhe;- pak lulelakër;- 1 kungulleshë e vogël;- 200 g kërpudha;- një grusht bizele;- vaj,- majdanoz;- spec i bluar;- piper;- 2 thelpinj hudhre;- 2 lugë supë të gatshme me kërpudha.
Përgatitja:
Në vaj fërgoni qepën, shtoni specin e prerë në rrathë, karotën, kungulleshën, pastaj bizelen.
Shtoni kërpudhat, specin e erëzave, piperin, hudhrën dhe fletët e majdanozit.
Tepsinë 30x20 lyeni me vaj.
Gjysmë patate grijeni dhe qiteni në fund të tepsisë pastaj në mes hidhni perimet e marinuara. Mbuloni me pjesën e mbetur të patateve në fletë.
Në 100 ml ujë zbërtheni 2 lugë të gatshme të kërpudhave, përzieni dhe qitjani sipër.
Qitni edhe pak vaj.
Piqni në 200 gradë Celsius rreth një orë.
Ju bëftë mirë. – transmeton Telegrafi.


















































