Muri në kufirin SHBA–Meksikë po ngjyroset me të zezë - çfarë po synojnë autoritetet amerikane?

Në SHBA, muri që ndodhet në kufirin me Meksikën po lyhet me ngjyrë të zezë, një masë e re që ka nisur të zbatohet nga autoritetet. Por, pse po bëhet kjo?
Qëllimi kryesor i këtij ndryshimi është të pengojë migrantët që përpiqen të kalojnë ilegalisht kufirin.
Autoritetet besojnë se duke e bërë murin të zi, ai do të thithë më shumë nxehtësi nga dielli gjatë ditës, raporton cnn.
Për shkak të kësaj, metali i murit do të ngrohet shumë më shumë, duke e bërë pothuajse të pamundur ngjitjen ose kalimin e tij.
Në kushte të nxehtësisë ekstreme, kontakti me një mur të tillë mund të jetë i rrezikshëm, madje dhe i dhimbshëm, gjë që pritet të dekurajojë ata që mendojnë të kalojnë kufirin në mënyrë të paligjshme.
Puna për të lyer murin ka nisur tashmë, dhe plani është që të mbulohet gjithsej 1120 kilometra gjatë gjithë kufirit me Meksikën.
Kjo është një nga përpjekjet e vazhdueshme të qeverisë amerikane për të forcuar sigurinë kufitare dhe për të kontrolluar më mirë fluksin e emigrantëve.
Në fund të fundit, kjo masë synon të përmirësojë kontrollin dhe të zvogëlojë rreziqet që lidhen me kalimet ilegale në një nga kufijtë më të gjata tokësore në botë. /Telegrafi/


















































