Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, ka deklaruar se sot do të mund të siguroheshin deri në 64 vota për konstituimin e Kuvendit, nëse deputetët do të kishin vullnet individual për ta tejkaluar bllokadën politike.

Murati theksoi se vetëm përmes vullnetit politik mund të tejkalohet ky ngërç.


“Uroj që partitë opozitare, si dhe deputetët individualisht, të tregojnë gatishmëri për ta finalizuar konstituimin. Aktualisht jemi në 57 vota me përkrahjen e Nismës, mbi 60 vota janë të mundshme. Me votat e deputetëve Duda Balje dhe Veton Berisha arrijmë në 62 vota, ndërsa me votën e Lutfi Hazirit që ka deklaruar gatishmërinë për të votuar bëhemi 63. Madje, me votën e Bekë Berishës, numri rritet në 64”, tha Murati.

Ai shtoi se sfida kryesore nuk është sigurimi i votave, por mungesa e vullnetit politik për tejkalimin e bllokadës aktuale. /Telegrafi/