Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati ka theksuar se kosovacentrizmi është antishqiptarizëm dhe “natyrshëm në të ardhmen do të ndikojë edhe në një shpërbërje të kohezionit shoqëror e kombëtar në Kosovë, duke hapur kështu porta të rrezikshme për të ardhmen e Kosovës dhe shqiptarëve”.
Murati, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “nëse qeveria e re do të marrë këtë rrugë të promovuar nga LDK-ja, duke e dëmtuar qenien shqiptare në Kosovë dhe marrëdhëniet me Republikën e Shqipërisë, pasojat për Kosovën dhe interesat e saj shtetëror do të jenë të mëdha”.
Postimi i plotë i Muratit:
“Kosovacentrizmi është antishqiptarizëm!
Kosovacentrizmi është antishqiptarizëm dhe natyrshëm në të ardhmen do të ndikojë edhe në një shpërbërje të kohezionit shoqëror e kombëtar në Kosovë, duke hapur kështu porta të rrezikshme për të ardhmen e Kosovës dhe shqiptarëve. Nëse qeveria e re do të marrë këtë rrugë të promovuar nga LDK-ja, duke e dëmtuar qenien shqiptare në Kosovë dhe marrëdhëniet me Republikën e Shqipërisë, pasojat për Kosovën dhe interesat e saj shtetëror do të jenë të mëdha. Sigurisht interesat strategjike të shqiptarëve do të lëndoheshin rëndë, por njëkohësisht do të krijoheshin hapësira për situata të vazhdueshme të destabilizimit të tërë rajonit. Kosovacentrizmi jo veç që është antishqiptarizëm, por është edhe hapje e dyerve për ksenofobi në shoqërinë tonë. Rrjedhimisht kosovacentrizmi është edhe vlerë anti-evropiane, sepse ajo që është dëshmuar kaherë në këto hapësira, vetëm identiteti shqiptar që ngërthen në vete tërë kompleksitetin e të qenit shqiptar është vlerë evropiane në vetvete”, ka shkruar Murati. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë