Kishte të kaluara vetëm 1,210 kilometra

Pa kaluar kohë e gjatë, që kur Lamborghini e lansoi Urus SUV 2019, nje prej tyre pësoi aksident dhe u dëmtua shumë rëndë, transmeton Telegrafi.


Nuk dihen arsyet e aksidentit që pësoi pronari diku në Shtetet e Bashkuara, por çmimi i lart për të cilën po e shet super-makinën të cilës i mungon komplet pjesa e përparme.

Ueb-faqja Copart, e njohur për shitjen e makinave të dëmtuara, e ka shpërndarë reklamën përmes së cilës, për këtë Lamborghni kërkohen jo më pak se 115 mijë dollarë.

Megjithëse i mungon pjesa kryesore për funksionim, pjesa tjetër duket e padëmtuar. E vozitur për vetëm 1210 kilometra, ky Lamborghini Urus as që është shfrytëzuar sa duhet. /Telegrafi/

I foto 2

I foto 3

I foto 4

I foto 5

I foto 6

I foto 7

I foto 8

I foto 9

I foto 10