Korrupsioni si dukuri mund të haset në të gjitha nivelet e pushtetit në Kosovë, si atë qendror po ashtu edhe atë lokal, thonë përfaqësues të shoqërisë civile.
Sipas tyre, në mungesë të guximit të autoriteteve kompetente për t’u ballafaquar me luftimin serioz të korrupsionit në nivelin qendror, rastet të cilat trajtohen janë më shumë në nivelin lokal.
Sipas përfaqësuesve të Institutit të Kosovës për Drejtësi, organizatë që monitoron sistemin e drejtësisë në Kosovë, në trajtimin e rasteve të korrupsionit që janë në procedurë gjyqësore kjo dukuri është e shprehur më shumë në nivelin lokal sesa në atë qendror.
Betim Musliu, drejtor i Institutit të Kosovës për Drejtësi, thotë për Radion Evropa e Lirë se kjo e dhënë është kështu pasi që mungon guximi i autoriteteve kompetente për t’u ballafaquar me korrupsionin në nivelin qendror.
“Bazuar në gjetjen e monitorimit sistematik të Institutin të Kosovës për drejtësi në trajtimin e rasteve të korrupsionit në të gjitha gjykatat e Kosovës rezulton se fillimisht rastet të cilat janë në proces nuk janë reprezantive për korrupsionin e vërtet që zhvillohet. E them këtë pasi që veprimtaritë e vërteta korruptive nuk ndiqen dhe nuk arrijnë të dalin në dritë e që ndodhin si në nivelin lokal edhe atë qendror”.
“Bazuar në trajtimin e rasteve që janë në procedurë gjyqësore për korrupsion rezulton se ndoshta më shumë ka korrupsion që përfshin nivelin lokal se në atë qendror. Edhe këtu mungesa e guximit për t’u ballafaquar me profilin e lartë e nxjerr këtë statistikë që më shumë ka korrupsion në nivel lokal sesa në atë qendror”, thotë Musliu.
Duke u bazuar në të dhënat e gjykatave dhe prokurorive në Kosovë, gjatë vitit 2018, ishin shqyrtuar më shumë se 500 raste të dyshuara si raste korrupsioni. Musliu thotë se buxheti komunal dhe ai qendror përfshihet në korrupsion më së shumti përmes zyrave të prokurimit publik.
Prokurimi publik në raportet vendore dhe ndërkombëtare, ishte konsideruar si burim i korrupsionit në Kosovë.
Në anën tjetër, Arton Demhasaj, nga Organizata joqeveritare “Çohu”, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë thekson se korrupsioni më i shprehur është në nivelin qendror, pasi që siç thekson ai edhe mjetet që ndahen nga buxheti i shtetit shkojnë më shumë për nivelin qendror.
“Në nivelin qendror korrupsioni është më i përqendruar, pasi që edhe shpenzimi i parasë publike realizohet përmes qeverisjes qendrore për atë edhe risku i shpërfaqjes së korrupsionit është më i lartë tek institucionet qendrore. Por që nuk mund të thuhet se nuk ka korrupsion në nivelin lokal, por mund të jetë i nivelit më të ulët për shkak edhe kostos buxhetore që shkon për këtë nivel”, thotë Demahasaj.
Por, që sipas tij, problemi më i madh qëndron në atë se në Kosovë nuk është duke u bërë një luftë aktive kundër korrupsionit në veçanti në nivelin qendror.
“Institucionet e Kosovës kanë krijuar mekanizma për të luftuar korrupsionin, por që në një formë kanë ndihmuar vetëm në ndarjen e përgjegjësive posi që lufta kundër korrupsionit nuk është zhvilluar sa duhet. Nuk mund të themi që ka pasur luftë aktive kundër korrupsionit edhe përkundër që ka pasur një numër të madh të aktakuzave të profilit të lartë që janë ngritur, por që të gjitha në një apo në një mënyrë tjetër kanë përfunduar qoftë në hedhje, me parashkrim apo me vendime liruese që kanë ardhur nga ana e gjyqësorit”, theotë Demhasaj.
Edhe Betim Musliu, drejtor i Institutit të Kosovës për Drejtësi, thotë se deri më tani bazuar në të gjitha hulumtimet që janë bërë si në vend po ashtu edhe nga organizatat e ndryshme ndërkombëtare ka pasur rritje të nivelit të korrupsionit dhe mungesë të rezultateve në luftimit të korrupsionit.
Raporti i fundit i Pulsi Publik i Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) ka evidentuar korrupsionin si njërin nga problemet kryesore me të cilin përballen qytetarët e Kosovës. /rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës