LAJMI I FUNDIT:

Mungesë ilaçesh për personat me hemofili në Maqedoni

Mungesë ilaçesh për personat me hemofili në Maqedoni

Shoqata e qytetarëve me koagulopati Hemo Will-Ilinden informon për gjendjen alarmante në të cilën ndodhen personat me hemofili në Maqedoni, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Gjendja është alarmante. Rreth 60 persona me formë të të rëndë të hemofilisë A tashmë një muaj janë pa ilaçet e domosdoshme-faktorë të koagulimit. Janë bërë dhjetë ditë që kur u ndërpre edhe trajtimi i personave në gjendje të rëndë, pra, atyre me gjakderdhje akute që kërkon terapi të pandërprerë. Nvse nuk ndërmerren masa kjo fundjavë do të jetë shumë e gjatë dhe me pasoja për të prekurit nga hemofilia’, thuhet në kumtesën e shoqatës.

Nga shoqata bëjnë apel deri te Ministria e Shëndetësisë, Instituti për transfuziologji dhe shtëpitë farmaceutike të involvuara të gjejnë konsensus ligjor dhe njerëzor që të mos ketë invaliditete dhe humbje jete./Telegrafi/