LAJMI I FUNDIT:

Mungesa e parkingjeve shkakton rrëmujë në Kërçovë

Mungesa e parkingjeve shkakton rrëmujë në Kërçovë

Kërçovarët pothuajse çdo ditë irritohen nga parkimi i veturave vend e pa vend, si në trotuare, në mes të korsive, para dyqaneve, por edhe para shtëpive. Situata bëhet më e vështirë, sidomos kur vijnë mërgimtarët. E krejt kjo shkaku i mungesës së parkingjeve.

Një qytetar shprehu revoltën e tij gjatë takimit që Fatmir Dehari dhe Ali Ahmeti patën me mërgimtarët në Kërçovë. Ai tha se nuk mund të dal nga shtëpia sepse çdo herë para dyerve të tij ka vetura të parkuara.

“Kemi një problem tjetër, që me të vërtet është bërë monton. Problem është i parkingjeve të veturave. (ngjitje) Unë ato të cilët kanë lokale aty i kam edhe të afërmit e mi, mirëpo unë nuk mund të arsyetoj pse është i afërmi im dhe unë të mos mund të hy në shtëpi. Ne kemi investuar me qindra mija franga aty për të bo shtëpi, është një lagje e mrekullueshme, por për fat të keq për hir të lokaleve ne jemi në terr, mos mundesh të afrohesh të hysh në shtëpinë tënde kjo është diçka absurde”


Kryetari i Komunës së Kërçovës Fatmir Dehari tha se kjo situatë do të gjente zgjidhje vetëm me vendosjen e pagesës nëpër parkingje.

“Shihet qartë që nevoja e parkingjeve me pagesë tanimë vjen, siç e shihni përpiqemi të përfundojmë, I kemi përfunduar të gjithë rrugët e qytetit pastaj me shenja horizontale dhe vertikale që mundësojnë rregullat e komunikacionit dhe parkingjeve, unë jam përpjekur nëpërmjet rrjeteve sociale që të bëjë një lloj ankete se sa ja vlen që të filloj parking me pagesë sigurisht ka për po dhe për jo”- eklaroi Fatmir Dehari-kryetar i Kuvendit.

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti kërkoi nga qytetarët që të respektojnë rregullat, por edhe policinë njëkohësisht.

“Polici e dënon, ai del dhe e kërcënon, polici përpiqet jetën t’ua shpëtojë, por edhe të shpëtoj të tjerët, kështu që të gjithë duhet të punojmë me ndërgjegjësim dhe me vetëdijesim”- pohoi Ali Ahmeti-kryetar i BDI-së.

Ndryshe nga Sektori Punëve të Brendshme-Ohër thonë se ne vitin 2022 për parkim të gabuar policia ka shqiptuar 1015 gjoba. Dënimet për parkim të gabuar fillojnë nga 25 euro dhe vijojnë deri më 180 euro, varësish nga shkelja e ligjit gjatë parkimit të veturës në komunikacion.

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti nis diskutimet me pakicat për formimin e qeverisë, takohet me Emilija Rexhepin

Kurti nis diskutimet me pakicat për formimin e qeverisë, takohet me Emilija Rexhepin

Lajme
Pas Emilija Rexhepit, Kurti takon edhe Nenad Rashiqin – merr mbështetje për formimin e qeverisë

Pas Emilija Rexhepit, Kurti takon edhe Nenad Rashiqin – merr mbështetje për formimin e qeverisë

Lajme
Vrasja e policit në Kaçanik, i dyshuari ende në arrati

Vrasja e policit në Kaçanik, i dyshuari ende në arrati

Kronika e Zezë
Zv.minsitri Raka publikon fotografinë e policit të vrarë në Kaçanik: Organet e rendit të zbardhin sa më parë këtë rast

Zv.minsitri Raka publikon fotografinë e policit të vrarë në Kaçanik: Organet e rendit të zbardhin sa më parë këtë rast

Lajme
Albin Kurti dënohet me 250 euro që nuk shkoi për të dëshmuar në Prokurori

Albin Kurti dënohet me 250 euro që nuk shkoi për të dëshmuar në Prokurori

Lajme
Kujdes, nga 3 prilli qytetarëve do ju dërgohen gjobat e trafikut në adresë të pronarit të veturës, përmes postës dhe platformës e-Kosova

Kujdes, nga 3 prilli qytetarëve do ju dërgohen gjobat e trafikut në adresë të pronarit të veturës, përmes postës dhe platformës e-Kosova

Lajme
Kalo në kategori