LAJMI I FUNDIT:

Mundësohet korrigjimi i gabimeve gjatë aplikimit për të përfituar nga Pakoja Emergjente Fiskale

Mundësohet korrigjimi i gabimeve gjatë aplikimit për të përfituar nga Pakoja Emergjente Fiskale

Komisioni i përbashkët Administratës Tatimore të Kosovës dhe Ministrisë së Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, i mandatuar me Vendimin 32/2020 nga Ministria e Financave dhe Transfereve, është duke i shqyrtuar kërkesat e tatimpaguesve, të cilët kanë aplikuar për të përfituar nga Pako Fiskale Emergjente.

Me këtë rast, ky Komision njofton se tani mund të dërgoni kërkesat për korrigjime, nëse keni vërejtur se gjatë aplikimit për të përfituar në njërën nga masat 3a, 3b, 7, 8 dhe 14 të Pakos Fiskale Emergjent, u është përvjedhur ndonjë gabim i paqëllimshëm.

ATK thotë se kërkesat për korrigjime eventuale mund të dërgohen më së largu deri me datë 20 maj 2020 në e-mail adresën: PakoEmergjenteFiskale@atk-ks.org, ku në ketë adresë duhet të sqaroni qartë arsyen e ndryshimit dhe kërkesën për ndryshim/plotësim.


ATK njofton se nga tash mund të nisin aplikimet për përfitimet nga Pakoja Fiskale Emergjente
Lexo po ashtu ATK njofton se nga tash mund të nisin aplikimet për përfitimet nga Pakoja Fiskale Emergjente

“Kjo është adresa e vetme zyrtare, nga e cila, Komisioni do t’i shqyrtojë kërkesat, të cilat kanë të bëjnë me korrigjimet, ndërsa, çdo adresim i kërkesave në ndonjë adresë tjetër alternative, nuk do të merret parasysh nga Komisioni dhe me automatizëm do të konsiderohet e pavlefshme. Po ashtu, e pavlefshme konsiderohet edhe çdo e-mail i cili dërgohet në këtë adresë, e cila nuk ka të bëjë me korrigjimet e gabimeve për të përfituar nga Pakoja Fiskale Emergjente”, thuhet në njoftimin e ATK-së. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College

Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College

Ekonomi
Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX

Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX

Ekonomi
Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Ekonomi
DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!

DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!

Ekonomi
Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë

Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë

Ekonomi
TEDORE nga Kosova, në mesin e gjigantëve Evropianë në Panairin “ARTOZA 2025”

TEDORE nga Kosova, në mesin e gjigantëve Evropianë në Panairin “ARTOZA 2025”

Ekonomi
Kalo në kategori