LAJMI I FUNDIT:
Peja 11° partlycloudy_night

Mulliri i Vrellës në Istog: Një trashëgimi shekullore në rrezik nga mungesa e ujit

Mulliri i Vrellës në Istog: Një trashëgimi shekullore në rrezik nga mungesa e ujit

Në një kohë kur teknologjia dhe globalizimi po ndryshojnë mënyrën tonë të jetesës, shumë tradita të lashta po përballen me sfida të mëdha për mbijetesë.

Një nga këto trashëgimi është mulliri i misrit në Vrellë të Istogut, i cili ka shërbyer për më shumë se një shekull si burim kryesor i miellit për fshatarët e kësaj zone.


Përveç sfidave që kanë të bëjnë me ruajtjen e kësaj tradite në mesin e brezave të rinj, mullistët e këtij mulliri sot po përballen me një problem të madh si ajo e mungesës së ujit, e cila  po e bën gjithnjë e më të vështirë funksionimin e mullirit.

Kjo mungesë e ujit ka shkaktuar ndërprerje të gjata sipas bashkëpronarit të mullirit të Vrellës, Rifat Bicaj i cili për Telegrafin ka theksuar se është duke e vënë në rrezik edhe të ardhmen e këtij monumenti.

“Vitin e kaluar kemi pasur ujë të mjaftueshëm, por kohët e fundit, ndalimi i ujit ka qenë një problem i madh. Keqpërdorimi i ujit të pijes ka bërë që ne të mbetemi pa punuar fare për tre javë”, është shprehur Bicaj.

Sipas rrëfimeve të trashëguara nga brezi në brez, Bicaj për Telegrafin ka thënë se mulliri i misrit në fshatin Vrellë të Istogut daton që nga fillimi i shekullit të 20-të, duke ekzistuar për më shumë se 100 vjet.

“Sipas gojëdhënave të parëve tanë, mulliri është ndërtuar rreth vitit 1900 dhe ka mbi një shekull që funksionon”, vazhdon Bicaj.

Megjithatë, për Bicaj kjo trashëgimi e lashtë po humb rëndësinë e tij dita e ditës, pasi koha moderne ka ndikuar në uljen e interesimit për këtë zeje.

“Në kohën moderne, interesimi për miellin e misrit ka rënë, përveç disa bashkatdhetarëve që vijnë nga jashtë dhe blejnë pak, pjesa më e madhe e popullatës shumë pak e konsumon këtë lloj mielli dhe fushat nuk po punohen sa duhet”, tha pronari Bicaj.

Mulliri i misrit në Vrellë të Istogut përfaqëson një pjesë të rëndësishme të trashëgimisë kulturore dhe historike të zonës, megjithëse ka mbijetuar për më shumë se një shekull, sfidat e kohës moderne, si mungesa e ujit dhe ndryshimet në zakonet e konsumit, po e vënë në rrezik këtë institucion të çmuar për Kosovën./Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Magazina
Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania

Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania

Magazina
Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Magazina
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori