LAJMI I FUNDIT:

Muller: Salah mund ta fitojë Topin e Artë

Muller: Salah mund ta fitojë Topin e Artë

Ylli i Bayern Munich, Thomas Muller beson se Mohamed Salah mund të fitojë Topin e Artë nëse Liverpooli fiton trofeun e Ligës së Kampionëve.

Liverpooli dhe Salah do të përpiqen të mposhtin dy herë kampionët aktual të Ligës së Kampionëve, Real Madridin, në Kiev të shtunën mbrëma.

Ylli i Realit, Cristiano Ronaldo dhe homologu i tij i Barcelonës, Lionel Messi, kanë dominuar epokën për një dekadë në garë për Topin e Artë, por Muller mendon se Salah ka bërë mjaft këtë sezon për t’u konsideruar si një kandidat për të fituar shtëpi çmimin.


Griezmann vs Neymar: Dueli i së ardhmes
Lexo po ashtu Griezmann vs Neymar: Dueli i së ardhmes

“Unë mendoj se Mo Salah ishte shumë mbresëlënës këtë sezon”, ka thënë fillimisht ylli i Bayern Munichut për The Mirror.

Salah ka zhvilluar një super sezon (Getty Images)

“Ndoshta, nëse Liverpooli mund të fitojë titullin e Ligës së Kampionëve, ai është një kandidat i madh për të fituar Topin e Artë”.

“E gjithë bota po kërkon një fitues të ri të Topit të Artë. Messi dhe Ronaldo janë të shkëlqyer, por performanca e Salah këtë sezon ka qenë e jashtëzakonshme”.

Salah: Nuk jam një nivel me Messin dhe Ronaldon
Lexo po ashtu Salah: Nuk jam një nivel me Messin dhe Ronaldon

“Por, në fund për të fituar Topin e Artë nuk është gjëja më e madhe që mund të arrini, sepse kur fitoni tituj me ekipin tuaj, kjo ju jep shumë më tepër intensitet dhe ndjenja të mira”.

“Sipas mendimit tim, është më e rëndësishmja”, përfundoi Muller. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Eksperti i leximit të buzëve zbulon atë që Arne Slot i tha në të vërtetë Michael Oliverit para kartonit të kuq

Eksperti i leximit të buzëve zbulon atë që Arne Slot i tha në të vërtetë Michael Oliverit para kartonit të kuq

Premier League
'Dridhet' Real Madridi: PSG me ofertë mahnitëse për Vinicius Junior

'Dridhet' Real Madridi: PSG me ofertë mahnitëse për Vinicius Junior

Ligue 1
Gabimet në ndeshjet e këtij sezoni nga VAR - Liga Premier del me njoftimin që shumë tifozë e kanë pritur

Gabimet në ndeshjet e këtij sezoni nga VAR - Liga Premier del me njoftimin që shumë tifozë e kanë pritur

Premier League
Të mahnitur nga ylli i Arsenalit, Florentino Perez i gatshëm ta 'thyejë bankën' për ta marrë te Real Madridi

Të mahnitur nga ylli i Arsenalit, Florentino Perez i gatshëm ta 'thyejë bankën' për ta marrë te Real Madridi

La Liga
Deco me deklaratë të shëmtuar rreth shkarkimit të Xavit nga Barcelona

Deco me deklaratë të shëmtuar rreth shkarkimit të Xavit nga Barcelona

La Liga
Mbreti Charles e vuri në siklet Heung-Min Sonin me pyetjen që ia bëri

Mbreti Charles e vuri në siklet Heung-Min Sonin me pyetjen që ia bëri

Premier League
Kalo në kategori