I pyetur në lidhje me shifrën rreth 100 milionë euro, që Manchester United mund të investojë për të, Thomas Muller deklaroi për një televizion gjerman “Në parim kjo është një çmenduri. Shifra të tilla kanë hyrë prej kohësh në futboll. Ky sport është kthyer në biznes të mirëfilltë. Personalisht jam i relaksuar dhe mendoj vetëm për të bërë punën time. Gjatë miqësores në Drezden një tifoz me altoparlant më tha ‘Hej, Zoti 100 milionë, sa vlen fanella jote?’ Unë thjesht buzëqesha.”

Thomas Muller do të jetë kapiteni i tretë i Bayern Munich në këtë sezon, por ai tha se është e rëndësishme që çdo futbollist të bëj që zëri i tij të dëgjohet në dhomat e zhveshjes. “Asgjë nuk ndryshon për mua. Unë jam rritur vit pas viti me përgjegjësi dhe për mua nuk ka rëndësi se cilin e mban shiritin e kapitenit. Të gjithë, në fushë dhe jashtë saj, duhet të sillemi si të tillë”, deklaroi futbollisti gjerman që ka një kontratë deri në vitin 2019 me klubin e Bayern.

telegrafi sport app