Thomas Muller ka nënshkruar zyrtarisht me Vancouver Whitecaps në Major League Soccer, duke mbyllur një epokë 25-vjeçare të jashtëzakonshme te Bayern Munich.

Sulmuesi 35-vjeçar gjerman ka firmosur një kontratë dyvjeçare me klubin kanadez, duke hapur një kapitull të ri në karrierën e tij të shquar.


Në një intervistë për MLS, Muller foli mbi karrierën e tij dhe ndau mendimin e tij mbi debatet e vazhdueshme për titullin e lojtarit më të mirë të të gjitha kohërave midis Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

"Unë zgjedh stilin", deklaroi Muller. "Messi është lojtari më i mirë që kemi në këtë lojë. Ai është më elegant se Ronaldo".

Gjithashtu, Thomas premtoi se do të japë maksimumin për të ndjekur performancën e lartë të Messit gjatë gjithë aventurës së tij në MLS.

Ky transferim shënon një ndryshim të madh për legjendën gjermane, e cila tashmë synon të bëhet një figurë kyçe në kampionatin amerikan dhe të kontribuojë në suksesin e Vancouver Whitecaps. /Telegrafi/

@ultrableacher

Thomas Muller finally named the GOAT between Messi and Ronaldo. #thomasmuller #messi #ronaldo #mls #vancouver #whitecaps

telegrafi sport app