LAJMI I FUNDIT:

Mujanoviq: Ajo që ndodhi në Kosovë më kujton Kroacinë e vitit 1991

Mujanoviq: Ajo që ndodhi në Kosovë më kujton Kroacinë e vitit 1991

Jasmin Mujanoviq, politolog dhe specialist i politikave të Evropës Juglindore dhe çështjeve ndërkombëtare, tha se është fare e qartë se ajo që ndodhi në Kosovë është shprehje e politikës formale, e politikës thelbësore të Beogradit zyrtar, pra të regjimit të Aleksandër Vuçiqit.

“Është thjesht e pamundur të besohet se një aksion i tillë paraushtarak do të mund të ishte kryer pa mbështetje zyrtare dhe shumë serioze nga aktorët shtetërorë, autoritetet e sigurisë dhe të gjithë aktorët e tjerë relevantë politikë të vendosur brenda regjimit shtetëror serb”, tha ai në një intervistë për mediumin malazez, “Pobjeda”.

Sipas tij, ajo që ndodhi në Kosovë i kujton tmerrësisht ngjarjet në Kroaci në vitin 1991 dhe në Bosnjë në vitin 1992.


“Siç tha edhe vetë kryeministri Kurti, ishte faza e parë e pushtimit formal të Kosovës nga Serbia, ndoshta një pushtim që nuk kërcënonte të gjithë. territorin e Kosovës, por absolutisht kishte për qëllim pushtimin e disa pjesëve veriore, nga të cilat më pas do të krijohej Republika Serbe të re në Kosovë”, tha ai.

Duke shtuar se për fat të keq, ky mbetet ende qëllimi i politikës që e shohim nga Beogradi dhe shohim se nuk pendohen e as nuk fshihen që qëndrojnë pas gjithë kësaj.

“Për fat të keq kam frikë se në një të ardhme të afërt do të shohim vazhdimin e atë politikë, e cila, kam frikë se do të jetë më e përgjakshme dhe më e rrezikshme se ajo që pamë disa ditë më parë”, tha Mujanoviq.

Sipas tij këmbëngulja e Perëndimit për zgjidhje etno-territoriale në Kosovë e modeluar sipas Dejtonit të Bosnjës është gjithashtu një kërcënim për sovranitetin dhe integritetin territorial të Malit të Zi.

Në trend Lajme

Më shumë
​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

Lajme
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Rëndësia e të ushqyerit shëndetshëm, roli i vitaminave dhe mineraleve – flet nutricistja Rexhepi

Rëndësia e të ushqyerit shëndetshëm, roli i vitaminave dhe mineraleve – flet nutricistja Rexhepi

Shëndetësi
Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Kalo në kategori