LAJMI I FUNDIT:

Muhaxheri: Vendim i Qeverisë për ndalimin e zgjedhjeve serbe do të sjellë benifite për të ardhmen

Muhaxheri: Vendim i Qeverisë për ndalimin e zgjedhjeve serbe do të sjellë benifite për të ardhmen
Artan Muhaxheri, analist

Muhaxheri thotë se në të ardhmen Serbia e ka të qartë se nuk mund të organizojë zgjedhje në Kosovë.

Zëdhënësi i BE-së për çështje të Politikës së Jashtme dhe Sigurisë, Peter Stano, ka thënë të martën, më 22 mars, në konferencën për shtyp të Komisionit Evropian, se Bashkimi Evropian shpreh keqardhje për atë që ai e ka quajtur “vendim të Kosovës për të refuzuar propozimin e QUINT-it”, për votimin e serbëve në territorin e Kosovës për zgjedhjet në Serbi.

Opinionisti Artan Muhaxheri duke komentuar këtë zhvillim në RTV Dukagjini, ka thënë se te ne edhe gjërat më të zakonshme shndërrohen të gjëra të jashtëzakonshme.


“Një proces që do të duhej të ishte mëse normal si ai i votimit të personave me dy shtetësi, te ne shndërrohet në një problem madhor që për fat të keq edhe në ditët në vijim duhet të merremi me të”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Ai thotë se Serbia vazhdimisht ka keqpërdorur të drejtën e serbëve të Kosovës për të votuar në zgjedhjet e tij vendi.

Muhaxheri thotë se nëse kësaj radhe krijohet një precedent pozitiv për Kosovën në lidhje me zgjedhjet serbe, në zgjedhjet e ardhshme Serbia më s’ka çfarë kërkon.

“Nga ky vendim i Qeverisë do të ketë benifite për të ardhmen. Mirëpo kjo duhet të bëhet në harmonizim me BE-në”.

Opinionisti thotë se Qeveria nuk duhet të lejojë që Kosova të perceptohet si vend që pengon të drejtën e qytetarëve për të votuar.

Duke folur për raportet e Kurtit me Amerikën, Muahxheri thotë se ekziston një përshtypje që kjo Qeveria nuk po çon para agjendat e Amerikës siç bënin qeveritë paraprake.

“Është e dukshme që zyrtarët qeveritarë nuk kanë pasur takime të niveleve të larta të takimeve me Amerikën”, deklaroi Muhaxheri./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Politikë
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë

Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë

Politikë
Mushkolaj: Problem që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Problem që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori