Investimet e vazhdueshme që Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike KEDS, që nga viti 2014 e deri më sot ka shtrirë në rajonin e Pejës, kanë ndikuar pozitivisht në përmbushjen e kërkesave të konsumatorëve të kësaj ane të Kosovës perëndimore.
Janë bashkësi të tëra territoriale, lagje të mëdha të qytetit dhe fshatra të tërë të Pejës, që kanë përfituar në këto vite nga projektet investive të KEDS.
Investimet kanë ndikuar drejtpërdrejt në përmirësimin e cilësisë së furnizimit, tensionin stabil, kualitetin e infrastrukturës energjetike e që ka të bëjë me rritjen e sigurisë qytetare ndaj mosekspozimit në rrezik. Këto investime kanë ndikuar edhe në rënien e humbjeve.
I kënaqur me krejt çfarë KEDS ka bërë ndër vite për rajonin dhe komunën e Pejës, shprehet edhe kryetari i kësaj komune Gazmend Muhaxheri.
“Jashtëzakonisht i kënaqur sepse Komuna e Pejës është komuna e parë me investime në Republikën e Kosovës. Bashkëpunimi jonë shumë i ngushtë ka bërë që rreth 80% e rrjetit të ndërrohet me rrjet të ri”, deklaron Gazmend Muhaxheri.
Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala thotë që KEDS është i përkushtuar të ofroj shërbime kualitative dhe falënderon kryetarin Muhaxheri për bashkëpunimin.
“Fakti që 80 për qind e rrjetit është renovuar, është tregues i qartë i përkushtimit të KEDS-it në ofrimin e shërbimeve sa më kualitative. E gjithë kjo është arritur brenda më pak se 5 vjetëve. Dua ta falënderoj me këtë rast edhe kryetarin Muhaxhiri. Falë bashkëpunimit të ngushtë të tij me KEDS që nga ditët e para kur nisëm operimet dhe angazhimit maksimal për zgjidhjen e secilit problem, sot pjesa dërrmuese e Pejës ka rrjet elektrik shumë më të mirë dhe më të sigurte”, tha Buzhala.
Ndërkohë, Muhaxheri ka theksuar se komuna që ai drejton dheKEDS kanë ndërtuar një listë prioritetesh në të cilat kjo e fundit (KEDS) do të investoj gjatë vitit 2018. Investim serioz i këtyre muajve dhe ditëve ka qenë edhe ai tek ‘Maja e zezë’.
“E kemi një listë të prioriteteve në Komunën e Pejës, e cila është në funksion të ofrimit më të mirë dhe më kualitativ të shërbimeve”, thotë kryetari i Pejës Gazmend Muhaxheri.
Ai pohon se sikur edhe në të kaluarën edhe gjatë vitit 2018 por edhe për projektet investive afatmesme të KEDS-it në rajonin e Pejës, komuna, respektivisht dikasteret përkatëse komunale ofrojnë garanci për bashkëpunim dhe lehtësim të të gjitha procedurave të kërkuara nga KEDS-i, që dalin si prioritet për tu përshpejtuar projektet.
“Bashkëpunimi jonë është në shumë fusha. Gjithë Komuna, respektivisht drejtoritë e linjës kanë bashkëpunim të mirë, gjithashtu të gjitha kërkesat e Komunës së Pejës hasin në mirëkuptimin e plotë të KEDS. Kjo nuk do të ndalet’’, thekson kryetari i Pejës Muhaxheri.
Sipas statistikave komunale, në rajonin e Pejës deri më tash nga KEDS janë mbuluar rreth 80% e sistemit me rrjet të ri. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Premtimet për rrymën: Gaz, thëngjill, burime të ripërtërishme
Murati: Sivjet do të faturohet edhe tatimi në pronë për katër komunat veriore të vendit
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!
Ndaleni falimentimin e Llamkosit (Foto)
Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos