Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka ndarë një postim në rrjetet sociale duke theksuar punët e realizuara në qytet dhe zhvillimet në zonën turistike buzë Lumbardhit.

“Kështu duket Peja kur punohet për njerëzit e saj: për shëndet, jetë e gjallëri buzë Lumbardhit! ,” ka shkruar Muhaxheri.


Muhaxheri, që vjen nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), do të përballet më 9 nëntor në balotazh me kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Taulant Kelmendi, për postin e kryetarit të Komunës së Pejës. /Telegrafi/