Muaji maj në Teatrin e Gjakovës, vjen me repriza të shfaqjeve për të gjitha moshat

Pas shfaqjes së premierës së shfaqjes “Kjo është rinia jonë”, teatri i qytetit të Gjakovës “Hadi Shehu” ka bërë të ditur edhe programin e shfqajeve që do të jepen në këtë teatër gjatë muajit maj.
Programi i teatrit të Gjakovës vazhdon me datë 13 maj, ku do të jepet repriza e shfaqjes “Magjistari nga Ozi” e cila është një shfaqje për fëmijë, e regjistorit Butrint Pasha, e cila do të shafqet me fillim nga ora 17:00.
Ndërsa për të gjithë ata që nuk kanë pasur mundësinë ta shohin shfaqjen më të re premierë të Teatrit të Gjakovës, me datë 15 maj me fillim nga ora 20:00, do të jepet repriza e shfaqjes “Kjo është rinia jonë”.
“Bëje ose vdis” do të jetë shfaqja e radhës e cila do të shfaqet në kuadër të Festialit “Polip” me datë 17 dhe 18 maj, me fillim nga ora 20:00, në “Burgun e Idealit” në Prishtinë.
Shafqja “Vojçeku” me regji të Zana Hoxhës, e cila fillimisht u dha si premierë në teatrin e Gjakovës më 21 shkur të këtij viti, vjen sërish në skenën e këtij teatri me datë 20 maj 2025, me fillim nga ora 20:00.
Me fillim po nga ora 20:00, me datë 23 maj 2025, sërisht jepet repriza e shfaqjes më të re të Teatrit të Gjakovës “Kjo është rinia jonë”.
Ndërsa programi kulturor i muajit maj në Teatrin “Hadi Shehu” në Gjakovë, mbyllet me shfaqjen mysafire “Menaxheria e qelqtë”, e cila vjen nga Teatri i qytetit të Mitrovicës “Muharrem Qena” , dhe shfaqet me fillim nga ora 20:00. /Telegrafi/

















































