Sfidat me të cilat përballen bizneset gjatë të bërit biznes, përfitimet që dalin nga Marrëveshja për Stabilizim Asociim dhe angazhimi që kërkohet nga institucionet dhe vetë bizneset në këtë drejtim dhe mbështetja e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë për zgjerimin e kapaciteteve prodhuese në veçanti, ishin disa nga temat që u diskutuan gjatë një takimi të anëtarëve të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë me Ministren e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Barjami.
Ministrja Bajrami theksoi rolin dhe kontributin e bizneseve në rritjen e punësimit dhe zhvillimit ekonomik të vendit, duke shtuar se pavarësisht buxhetit modest që ka në dispozicion kjo Ministri, janë bërë përpjekje të shumta që të avokohet tek të gjitha institucionet lokale dhe qendrore për përmirësimin e vazhdueshëm të ambientit të të bërit biznes në vend. Ajo njoftoi që me vendim të Kryeministrit në bazë të kërkesës të dalë nga Këshilli Kombëtar për Zhvillim Ekonomik është themeluar një task forcë e cila po punon në këtë drejtim, e që do të mundësojë koordinimin e këtij procesi edhe në nivel ndërministror.
Sa i përket MSA-së, e cila tanimë ka filluar të implementohet, Ministrja Bajrami tha se jemi në kërkim të mbështetjes së donatorëve për grante dhe certifikimin e produkteve me standarde ndërkombëtare të kualitetit, ku mendohet të përfshihen kompanitë prodhuese dhe ato shërbyese.
Drejtori Ekzekutiv i Odës Amerikane, Aria Zeka, e cilësoi si shumë të rëndësishëm rolin e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë e cila prek shumë prej proceseve të punës së bizneseve, përfshirë fushën e importit dhe prodhimit, konkurrencës si dhe rolin ndërlidhës me afaristë të jashtëm dhe investitorë potencialë.
Ai gjithashtu shprehu mirënjohjen e tij edhe për punën e Ministres Bajrami dhe rolin përkrahës ndaj bizneseve dhe përmirësimin e mjedisit të të bërit biznes, duke kërkuar që të merren në konsideratë edhe rekomandimet dhe çështjet e tjera me të cilat përballen bizneset që operojnë në Kosovë.
Në anën tjetër, Michael Gold, anëtar i Bordit të Guvernatorëve të Odës Amerikane tha se përkushtimi dhe këmbëngulja për të bërë ndryshime në drejtim të përkrahjes së zhvillimit të sektorit privat, rritjes së punësimit dhe zhvillimit ekonomik të vendit, përfshirë edhe përmirësimin e bilancit tregtar, janë vetëm disa nga rezultatet e punës së vazhdueshme të kësaj Ministrie. Ai përmendi edhe Fondin për Garanci Kreditore, duke njoftuar të pranishmit që ky projekt është shumë afër fillimit të lëshimit të garancioneve për bizneset, proces ky që do të mundësojë qasje më të lehtë në financa për të gjitha bizneset që operojnë në Kosovë.
Gjatë diskutimit me Ministren Bajrami, bizneset prodhuese theksuan nevojën e mbështetjes institucionale në aspektin e fuqizimit të ekonomisë së tregut, standardizimit dhe eksportimit të produkteve të Kosovës, dhe rrjedhimisht shfrytëzimin më të mirë të përparësive të ofruara nga Marrëveshja për Stabilizim dhe Asociim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Liberalizimi i tregut të energjisë, ZRRE del me njoftim zyrtar

Çmimet në “qiell”, qytetarët ankohen për shtrenjtimin e perimeve

Liberalizimi i tregut të energjisë: Bizneset përballen me rritje të kostos

Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

Krepat natyrale Vici – Ëmbëlsia që ju duhet pas Iftarit

Blej më të mirën dhe kurse me Petrol Company!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët