MSH me planin e njëjtë të vaksinimit masiv synon që të administrojë mbi 400 mijë doza të vaksinës anti-COVID në shtator

Ministria e Shëndetësisë po synon që gjatë shtatorit të tejkalojë numrin e 400 mijë dozave të vaksinës antiCOVID të administruara, duke vazhduar me planin e njëjtë të vaksinimit në masë, në bazë të të cilit nga qershori kanë punuar ekipet e vaksinimit në gjithë Kosovën.
Mbi gjysmë milioni vaksina kanë ardhur të hënën donacion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërkaq tani në dispozicion në Kosovë janë mbi 600 mijë vaksina anti-COVID.
Nga fillimi i vaksinimit e deri më tani 57 ekipe mobile dhe 314 ekipe nëpër Qendra të Vaksinimit, kanë dhënë mbi 900 mijë doza të vaksinave nëpër komunat e Kosovës, ndërkaq edhe pas ardhjes së vaksinave Ministria e Shëndetësisë synon që të vazhdojë me planin e njëjtë, atë të vaksinimit në masë.
Në një përgjigje për Telegrafin, nga Ministria e Shëndetësisë, kanë deklaruar se nga qershori procesi po zhvillohet sipas Planit të veprimit për vaksinim në masë kundër COVID-19.

Sipas MSH-së, ky plan është real dhe i zbatueshëm pasi vetëm gjatë muajit gusht janë dhënë mbi 400 mijë doza të vaksinës, shifër kjo që MSH-ja synon ta arrijë, apo edhe ta tejkaloj në shtator.
“Që nga fillimi i vaksinimit kundër COVID-19 ky proces është bazuar në Planin Shtetëror të vaksinimit, ndërsa nga qershori e këtej procesi zhvillohet sipas Planit të veprimit për vaksinimin në masë kundër COVID-19. Mbi 400 mijë doza të administruara të vaksinës kundër COVID-19 vetëm gjatë muajit gusht janë tregues se plani është real dhe i zbatueshëm. Gjatë shtatorit projeksioni është që të arrihet prapë një shifër kaq e lartë e dozave të administruara apo edhe të tejkalohet”, thuhet në përgjigjen e MSH-së për Telegrafin.
Vaksinimi antiCOVID në Kosovë / Foto: Ridvan Slivova/ArkivMSH: Vaksinimi që nga fillimi është bërë edhe me ekipe mobile
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, ekipet mobile kanë vaksinuar deri më tani një numër të madh të qytetarëve të cilët nuk kanë pasur mundësi të shkojnë nëpër Qendra të Vaksinimit për arsye të ndryshme.
“Prej fillimit të vaksinimit, ka pasur dhe ka ekipe mobile të vaksinimit. Ato vaksinojnë në çdo komunë. Fillimisht kanë vaksinuar nëpër shtëpi persona të palëvizshëm apo ata që kanë probleme të ndryshme për të shkuar në qendrat e vaksinimit, me ekipe mobile janë vaksinuar edhe shumë pacientë të dializës, prej kohësh ekipet mobile vaksinojnë edhe qytetarë të komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian, e madje edhe raste individuale të qytetareve sipas kërkesave. Janë gjithsej 57 ekipe mobile që vaksinojnë çdo javë nëpër komuna të ndryshme, krahas 314 ekipeve që vaksinojnë në qendrat e vaksinimit në 30 komuna”, thuhet në përgjigjen e MSH-së.
Ministria e Shëndetësisë thekson se në shtator synojnë që ta arrijnë apo edhe të tejkalojnë shifrën prej 400 mijë dozave të administruara, kurse thonë se do të fuqizojnë edhe më tej kapacitetet e vaksinimit.

“Përndryshe, MSh do të fuqizojë edhe më tej kapacitetet e vaksinimit dhe trendi aktual i këtij procesi në Kosovë, siguron se objektivi do të arrihet. Prej kësaj jave do të punohet edhe ditën e diele në qendrat e vaksinimit dhe MSH u bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen, në veçanti shtatzënave, meqë nuk ka dëshmi shkencore që vaksinimi ka ndikime negative për shtatzënësinë dhe shtatzënën, përkundrazi, përfitimet shëndetësore janë shume më të mëdha se çfarëdo efekti i mundshëm i lehtë dhe i pritshëm anësor sikurse te kategoritë e tjera”, thuhet në përgjigjen e MSH-së për Telegrafin.
Ndryshe, gjatë ditës së djeshme në Kosovë kanë arritur 503 100 doza të vaksinës antiCOVID, që janë pjesë e donacionit të SHBA për Kosovën, të cilat në Kosovë kanë arritur përmes mekanizmit COVAX, ndërsa 53,820 doza të tjera janë nga marrëveshja bilaterale për vaksina kundër COVID-19 midis Ministrisë së Shëndetësisë dhe kompanisë Pfizer. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

Sulmohen disa të rinj shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, policia jep detaje

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Krasniqi nuk përjashton mundësinë që vendi të shkojë sërish në zgjedhje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Trump pësoi një goditje tjetër ligjore

"Mezi u çova, nuk kam fuqi" - fjalët dhe momentet e fundit të Eglit në shtëpi, dukej në gjendje jo të mirë dhe pa energji

'Një pazarllëk': Çfarë arriti Samiti i Kajros për Gazën?

Gjesti kritikohet për mungesë empatie pas largimit të Eglit nga BBVA, pyet se ku janë cigaret e saj pasi ajo la shtëpinë

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës