Kjo është shtëpia e vogël laramane në rrotë, e rregulluar në mënyrën bashkëkohore, me zgjidhje të mira dizajnimi, të cilat kursejnë hapësirën...

cc21ca3a3a40b6e6d16d6c87be9740f5


Me gjatësinë e shfrytëzueshme prej vetëm 6 metrash, kompania ia ka arritur që të vendosë kuzhinën relativisht të madhe dhe qëndrimin ditor, dhomën e gjumit dhe banjën, transmeton Telegrafi.

9345dabcb6f05b6f493fc962256e546a7814fc2e

Siç theksojnë në faqet e tyre, hapësira është dizajnuar për qëndrim të rehatshëm për katër persona. Fjala është për pajisjen komplet të shtëpisë, por në hapësirë të vogël.

99efa3f15a766d70a2892f239d09fc58

Kjo shtëpi e lëvizshme, përbëhet nga përdhesja dhe nënkulmi për gjumë te i cili arrihet nëpërmjet shkallëve nga të cilat dy shkallët e para mund të futen brenda kur nuk ka nevojë për to për të kursyer hapësirën.

4 69

Në përdhese është vendosur qëndrimi i vogël ditor i larmë me divanin që paloset dhe që sipas nevojës mund të shndërrohet në shtrat për dy persona, me tavolinën e vogël të punës dhe me raftet gjeometrike moderne.

/Telegrafi/