LAJMI I FUNDIT:

MPMS u kërkon ndjesë qytetarëve që u dërgoi gabimisht mesazhin se ishin përfitues të 130 eurove të Pakos Emergjente

MPMS u kërkon ndjesë qytetarëve që u dërgoi gabimisht mesazhin se ishin përfitues të 130 eurove të Pakos Emergjente

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, përmes një komunikate për medie ka njoftuar qytetarët se, gjatë përgatitjes dhe filtrimit të listave për njoftim me SMS rreth statusit të aplikimit tuaj për masën 15, ka ndodhur një gabim teknik, ku një numri të përfituesve, me datë 11.08.2020, iu është dërguar gabimisht një SMS i cili nuk dedikohej për ta, për të cilin kjo ministri ka kërkuar falje.

Në lidhje me këtë, kishte reaguar edhe ministrja e financave, Hykmete Bajrami.

Bajrami thotë se qytetarëve u është dërguar gabim mesazhi për pranimin e shumës prej 130 euro nga Pakoja Emergjente
Lexo po ashtu Bajrami thotë se qytetarëve u është dërguar gabim mesazhi për pranimin e shumës prej 130 euro nga Pakoja Emergjente

Në komunikatë thuhet se të gjitha këto familje sot gjatë ditës kanë pranuar një SMS tjetër sqarues rreth këtij gabimi teknik.


Kurse, për çdo paqartësi apo ankesë eventuale, thuhet se palët mund të paraqiten në Qendrën për Punë Sociale të komunës ku jetojnë.

“Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale si institucion bartës i procesit të zbatimit të Masës 15, kërkon ndjesë dhe mirëkuptim për këtë lëshim i cili mund të ketë shkaktuar pakënaqësi te pranuesit e SMS-it në fjalë”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Festoni Pavarësinë e Kosovës në Grand Blue Fafa Resort & Spa

Festoni Pavarësinë e Kosovës në Grand Blue Fafa Resort & Spa

Ekonomi
Filloi fushata

Filloi fushata "Super Vendore" në Super Viva - në mbështetje të produkteve vendore

Ekonomi
Telegrafi Jobs - Ku ëndrrat profesionale bëhen realitet!

Telegrafi Jobs - Ku ëndrrat profesionale bëhen realitet!

Ekonomi
Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë

Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë

Ekonomi

"KOSOVA BOJKOTON", një numër i madh i qytetarëve i bashkohen iniciativës për bojkot të maketeve sot dhe nesër

Ekonomi
Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Ekonomi
Kalo në kategori