Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë territorin e vendit, nëpunësit policorë kanë privuar nga liria 12 shoferë për drejtim të pakujdesshëm të automjeteve.

Sipas të dhënave zyrtare, 10 prej tyre kanë drejtuar automjet pa patentë shoferi, ndërsa dy të tjerë janë kapur duke vozitur nën ndikimin e alkoolit.


Rastet janë evidentuar në disa qytete të vendit: në Shkup janë ndaluar dy persona pa patentë shoferi, nga një në Shtip dhe Kërçovë, dy në Veles dhe katër në Tetovë, ku dy prej të ndaluarve kanë qenë të mitur.

Një nga rastet më serioze është regjistruar në Veles, ku një shofer nën ndikimin e alkoolit ka shkaktuar aksident rrugor. Një tjetër rast i drejtimit në gjendje të dehur është evidentuar edhe në Manastir.

Autoritetet bëjnë të ditur se, pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj të gjithë personave do të parashtrohen kallëzime përkatëse penale.