Dyshja që ka tërhequr vëmendjen e publikut dhe mediave rozë së fundmi, reperi i njohur Mozzik dhe prezantuesja e bukur e televizionit, Lotina Haziri, duket se po lënë më shumë se thjeshtë gjurmë në rërën e plazheve tropikale.

Spekulimet për lidhjen e tyre po shtohen për shkak të fotografive që dy protagonistët po ndajnë me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale, në mënyra të njëkohshme nga i njëjti lokacion.


Fotografitë në fjalë të dyshes janë shpërndarë veç e veç në llogaritë e tyre në Instagram dhe janë të mbushura me peizazhe mbresëlënëse tropikale, duke përfocuar kështu edhe më tepër dyshimet se janë bashkë në pushime.

lotinahaziri 1717766984 3385197282827382692 265857117

Edhe pse Mozzik dhe Lotina nuk janë shfaqur në të njëjtën foto së bashku, prapavija vërteton se imazhet e tyre të realizuara veçmas, janë realizuar në të njëjtin lokacion.

Përdoruesit e rrjeteve sociale kanë qenë të shpejtë të vërejnë këto detaje dhe të aludojnë për romancën e mundshme mes reperit dhe vajzës së politikanit Lutfi Haziri.

moz2

Deri në këtë moment, asnjëri prej tyre nuk ka konfirmuar zyrtarisht ndonjë detaj rreth një lidhjeje të mundshme, duke lënë hapësirë për interpretime dhe duke ruajtur një mister rreth jetës së tyre private. /Telegrafi/

lotinahaziri 1717766984 3385197282818885440 265857117

lotinahaziri 1717766984 3385197282827211794 265857117

lotinahaziri 1717766984 3385197282827223574 265857117

lotinahaziri 1717766984 3385197282827251695 265857117

lotinahaziri 1717766984 3385197282827278696 265857117

lotinahaziri 1717766984 3385197282827330855 265857117

lotinahaziri 1717766984 3385197282827382692 265857117 1

lotinahaziri 1717766984 3385197282835581144 265857117

lotinahaziri 1717766984 3385197282818922128 265857117

mozzik 1717761090 3385147840346504341 728904105

mozzik 1717761090 3385147840354861507 728904105 Foto: Mozzik/Instagram

mozzik 1717761090 3385147840355006416 728904105 Foto: Mozzik/Instagram

mozzik 1717761090 3385147840355044982 728904105 Foto: Mozzik/Instagram

mozzik 1717761090 3385147840355103655 728904105 Foto: Mozzik/Instagram