LAJMI I FUNDIT:

Moza bint Nasser mahniti me paraqitjen e saj gjatë gjithë Botërorit

Moza bint Nasser mahniti me paraqitjen e saj gjatë gjithë Botërorit
(Foto: The National)

Moza bint Nasser, gruaja e ish-emirit të Katarit, Sheikh Hamad bin Khalifa Al Thani, ka mahnitur me paraqitjen e saj në mbylljen e Kampionatit Botëror në Katar.

Për këtë rast ajo ka zgjedhur një këmishë, një fund të zi, një pelerinë unike dhe taka.

Hixhabi i bardhë theksoi më tej bukurinë e fytyrës së saj.


Ajo u bë e njohur për publikun botëror për veshjet e veçanta dhe shumë e quajnë mbretëresha e stilit.

“Ndërsa Kampionati Botëror po përfundon, ne po realizojmë një ëndërr që shumë e konsiderojnë të paarritshme. Ne ishim mikpritës të mirë të një turneu historik. Përgëzoj kombëtaren e Argjentinës, fituesit e Kupës së Botës”, shkroi ajo në Instagram.

Kujtojmë se në hapjen e turneut, Moza u shfaq me një fustan Prada, të cilin e kishte veshur për herë të parë në vitin 2010, kur vendi i saj aplikoi për rolin e nikoqirit të këtij evenimenti sportiv. Fustani ishte bërë me porosi nga shtëpia italiane e modës dhe ishte frymëzuar nga koleksioni pranverë/verë i vitit 2007.

(Foto: mozabintnasser.qa)

Magjepsja e saj me modën ndikoi gjithashtu edhe në vendimet biznesore. Përkatësisht, në vitin 2010, familja mbretërore e Katarit bleu dyqanin ikonë të mallrave Harrods në Londër për 1.7 miliard dollarë. Dy vjet më vonë, ata blenë shtëpinë italiane të modës Valentino për më shumë se 857 milionë dollarë. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by Moza bint Nasser (@mozabintnasser)

Në trend Femra

Më shumë
Asnjë fëmijë nuk dëshiron të dëgjojë këto pesë fraza, pohon ekspertja

Asnjë fëmijë nuk dëshiron të dëgjojë këto pesë fraza, pohon ekspertja

Fëmija juaj
Trendi i flokëve nga të famshmit që duhet ta provoni menjëherë

Trendi i flokëve nga të famshmit që duhet ta provoni menjëherë

Flokë dhe stil
Do t’i lani sutjenat pas çdo veshjeje, ky është shkaku i cili do t’ju bindë të veproni kështu

Do t’i lani sutjenat pas çdo veshjeje, ky është shkaku i cili do t’ju bindë të veproni kështu

Femra
Martesat më të gjata dhe më të shëndetshme ndajnë këto tipare

Martesat më të gjata dhe më të shëndetshme ndajnë këto tipare

Në çift
Një fjali mund të ndalojë çdo debat, thonë shkencëtarët

Një fjali mund të ndalojë çdo debat, thonë shkencëtarët

Në çift
Shtatë gënjeshtrat që besojnë çiftet e divorcuara për fëmijët e tyre

Shtatë gënjeshtrat që besojnë çiftet e divorcuara për fëmijët e tyre

Këshilla për prindër
Kalo në kategori