Bosi i Manchester United, Jose Mourinho, ka prioritet ribashkimin me mesfushorin brazilian të Chelseat, Willian, këtë verë.

Sipas The Independent, njeriu ideal i Mourinhos për një rol të gjerë është Willian, pavarësisht se braziliani ka qenë rezervist për pjesën më të madhe të 2017 nga Antonio Conte.


Bosi i Unitedit dëshiron të ribashkohet me të përpara çdo futbollisti tjetër, duke përfshirë yllin e Real Madrid, Gareth Bale, për të cilin portugezi mbetet i pavendosur.

United është thënë të jetë më afër se kurrë në një lëvizje për superstarin e Real Madridit, por nuk dihet nëse do të transferohet.

Edhe uellsiani do të jetë edhe i gatshëm të nënshkruajë në Old Trafford nëse karriera e tij në Madrid do të përfundojë këtë verë. /Telegrafi/

telegrafi sport app