LAJMI I FUNDIT:

Mourinho: Pogba është në një nivel me Messin dhe Neymarin

Mourinho: Pogba është në një nivel me Messin dhe Neymarin

Jose Mourinho thotë se Paul Pogba është në një nivel me yjet më të mëdha të futbollit botëror. 

Trajneri i Manchester United ka folur pas ndeshjes me Barcelonën ku skuadra e tij humbi 1-0.

“Messi dhe Neymar, ka vetëm një Messi dhe një Neymar”.


“Suarez, Iniesta, Pique, Ronaldo, Bale, Modric, Toni Kroos, janë vetëm nga një. Kështu që këta mund të luajnë vetëm për nj klub, nuk mund t’i kemi, pasi u takojnë klubeve të tyre”.

“Njëri nga lojtarët e mi, Paul Pogba, tregoi se është në një nivel me ta”.

“Janë disa lojtarë që janë special dhe nuk mund të bësh asgjë”, ka thënë Mourinho. /Telegrafi/