Hector Bellerin u rikthye te Barcelona pas 11 viteve të kaluara jashtë Camp Nou.
Megjithatë rikthimi në Camp Nou nuk ka shkuar siç kishte menduar anësori spanjoll, pasi nuk ka pasur shumë hapësira.
Mbrojtësi i djathtë ka luajtur vetëm pesë ndeshje deri më tani, tre në La Liga dhe dy të tjera në Ligën e Kampionëve.
27-vjeçari mund të largohet nga Barcelona qysh në afatin kalimtar të janarit, pasi dëshiron të luaj rregullisht.
Calciomercato ka raportuar se Roma është duke u interesuar për transferimin e anësorit spanjoll gjatë afatit kalimtar të janarit.
Jose Mourinho ka kërkuar largimin e holandezit Rick Karsdorp dhe Bellerin shihet si zgjidhja ideale për krahun e djathtë të mbrojtjes.
Gjiganti italian kërkon afrimin e Bellerin si huazim me të drejtë blerje në verën e vitit 2023. /Telegrafi/