Motorola Razr e palosshme prishet pas një jave

U deshën vetëm disa ditë derisa ekrani i palosshëm i Motorola Razr u bë i papërdorshëm.
Me Motorola Razr, prodhuesi i smartphone-it ka vlerësuar mjaft shumë këtë telefon me një ekran fleksibil.
"Ekrani është bërë për tu përkulur", thuhet në një video që prodhuesi i celularit.
Mirëpo gjatë testimit të këtij telefoni të palosshëm, ai shfaqi edhe disa probleme, transmeton Telegrafi.
I thyer pas një jave
Një artikull nga një testues i smartphone-ve tregon se si një Motorola Razr në të vërtetë mund të qëndrojë për një javë në përdorim të përditshëm.
Telefoni celular i palosshëm i Motorola u prish pas vetëm disa ditësh.
Në fotografitë e publikuara nga ai mund të shihet se si paneli i ekranit në zonën e mesit shkëputet plotësisht nga filmi plastik që supozohet të mbrojë.



















































