Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, mbi vendin tonë sot do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-26 gradë Celsius.


Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi e lehtë deri mesatare, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës. /Telegrafi/