Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se Shqipëria të mërkurën do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike.

SHMU njofton se moti parashikohet me kthjellime e vranësira të pakta kalimtare kryesisht përgjatë relieveve malore nga orët e mesditës.


Era do të fryjë me drejtim juglindje - veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s.

Deti - Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë. /Telegrafi/