Shqipëria të premten do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash të cilat hera-herës priten të jenë deri mesatare, këto të fundit kryesisht pas orëve të mesditës në relievet malore.


Reshje lokale shiu me intensitet kryesisht të ulët në orët e mesditës në relievet malore në jug.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era me shpejtësi deri në 14 m/s.

Deti - Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forcës 2-3 ballë. /Telegrafi/