LAJMI I FUNDIT:

Mot i nxehtë, temperatura deri në 35 gradë

Mot i nxehtë, temperatura deri në 35 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se masat e nxehta të ajrit të ardhura nga Afrika do të mbesin prezent mbi vendin tonë edhe për dy ditët e ardhshme, duke kushtëzuar mot me diell dhe temperatura të larta.

IHK njofton se vranësirat mund të jenë të dukshme vetëm për gjatë relievit malor, ndërsa pjesa tjetër e territorit do të mbetet e kthjellët dhe me rreze të diellit.

Në njoftim thuhet se në orët e mesditës duhet të ketë kujdes nga rrezet direkt të diellit, për shkak të indeksit të lartë UV.


Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 32-35 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga veriperëndimi dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-7 m/s. /Telegrafi/