Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se gjatë dy ditëve të ardhshme mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të dendura të cilat do të krijojnë kushte për reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.
IHMK njofton se në fushat termike nuk do të ketë ndryshime të mëdha, transmeton Telegrafi.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 16-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-32 gradë celsius.
Po ashtu, do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-11 m/s /Telegrafi/