Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, shi e shtrëngata

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se Shqipëria të martën do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.


SHMU njofton se moti parashikohet i vranët, ndërsa reshjet e shiut priten të bëhen prezentë që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët deri mesatar, ndërsa lokalisht në veriperëndim e jugperëndim reshjet e shiut hera-herës me intensitet deri të lartë në formën e shtrëngatave dhe stuhive.
Reshjet e shiut do të vijojnë gjatë gjithë ditës të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar, ndërsa lokalisht pjesa perëndimore me reshje shiu me intensitet deri të lartë në formën e shtrëngatave dhe stuhive.
Në majat e maleve në verilindje dhe në zonën e Alpeve reshje bore me intensitet të ulët.
Era do të fryjë me shpejtësi mesatare 8m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe në momentin e zhvillimit të vranësirave pritet të fitojë shpejtësi deri 20m/sek
Deti - Valëzimi forcës 4-5 ballë. /Telegrafi/

















































