Mosmarrëveshjet politike midis Kosovës dhe Serbisë kanë shkaktuar probleme teknike në rrjetin e energjisë elektrike të Evropës.
Sipas, në një deklaratë të lëshuar nga Rrjeti Evropian i Operatorëve të Sistemit të Transmisionit për Energji Elektrike (ENTSO-E) apelohet që përveç zgjidhjes teknike të problemit të devijimit të frekuencave që ndodhi në Evropë, ky problem në mënyrë urgjente të zgjidhet edhe nga aspekti politik.
Në këtë deklaratë thuhet se në Sistemin e Energjisë Elektrike të Kontinentit të Evropës, i cili sinkronizohet në 25 shtete të Evropës nga Spanja në Turqi, nga Polonia në Holandë, që nga mesi i muajit janar ka një devijim të frekuencave të sistemit, shkruan Telegrafi.
Devijimet e energjisë vijnë nga zona e kontrollit e quajtur Serbia, Maqedonia, Mali i Zi (blloku SMM) dhe posaçërisht Kosova dhe Serbia dhe kanë çuar në një rënie të lehtë në mesataren e frekuencës elektrike.
Në deklaratë theksohet se arsyeja e devijimit është se gjatë kësaj periudhe Kosova nuk ka arritur që të prodhojë energji elektrike që do t’i mjaftonte për veten, duke shtuar se Serbia ka përgjegjësinë e përmbushjes së nevojës së mangët të energjisë elektrike të Kosovës, në mënyrë që rrjeti i energjisë elektrike në Evropë të jetë në gjendje stabile.
Më tej thuhet se devijimi në frekuenca ka ndikuar edhe në orët digjitale, duke theksuar se këto orë kohë pas kohe kanë treguar edhe vonesa deri në 6 minuta.
Në anën tjetër, ENTSO-E është shprehur se kjo gjendje e cila nuk është parë më parë, ka shkaktuar humbjen e 113 GWh të energjisë elektrike. Nga atje apeluan që sa më shpejtë të lihen anash armiqësitë politike midis dy vendeve fqinje të Ballkanit dhe të përcaktohet sa më shpejtë se nga kush do të përmbushet humbja në fjalë.
Një rrjet energjie sinkrone është një rrjet i gjerë i zonës që mbulon vende ose rajone të ndryshme që veprojnë në një frekuencë të sinkronizuar dhe është e lidhur elektrike në sistem gjatë kushteve normale të sistemit. Në Evropën kontinentale, frekuenca e sinkronizuar është 50 Hz.
Për sistemin që duhet të funksionojë frekuenca nuk mund të shkojë nën 47.6 dhe mbi 52.4 Hz. Në vlerat ekstreme të 47.5 (nën frekuencën) dhe 52.5 (mbi frekuencën), të gjitha gjenerimet dhe pajisjet e lidhura do të shkëputeshin automatikisht. Frekuenca mesatare e periudhës që nga mesi i janarit 2018 deri më sot ka qenë rreth 49.996 Hz. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnalisti malazez për fjalimin e Osmanit në Uashington: 12 minutat më së miri të shfrytëzuara ndonjëherë nga një politikan
Vaktia e Ramazanit 2025
Rashiq ngre dyshime për manipulime nga Lista Serbe: Persona të panjohur po ofrojnë para për anulimin e votave të partisë time
Problemet që u shfaqën me rezultatet preliminare ditën e diel, KQZ fton Prokurorinë dhe institucionet e tjera të sigurisë të sqarojnë situatën
Haziri: LDK ka pasur zot shtëpie dhe ka lënë rend shtëpie, pa LDK-në nuk shkaktohen procese dhe as nuk mbyllen procese
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re