Javë më parë në kuadër të dialogut me Serbinë, kryeministri Avdullah Hoti, bashkë me delegacionin e Kosovës kanë rifilluar dialogun në Bruksel.
Pjesë e këtij ekipi, ishte edhe ministri i Drejtësisë, Selim Selimi si përfaqësues i AAK-së. Ky i fundit po kritikon “shmangien” që Hoti i kishte bërë atij në takimin e Brukselit me Vuçiqin.
Selim Selimi për KosovaPress, thotë se në këto takime ka bartur dy poste, atë të ministrit dhe shefit të stafit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në procesin e dialogut. E meqë nuk ishte lejuar të marrë pjesë në të gjitha takimet, ai shprehet se duhet të ketë qasje direkte dhe informacione në këto takime.
“Fatkeqësisht pjesën në të cilën jam i emëruar nuk mundem ta kryejë me saktësi dhe ta informojë liderin tim, i cili më ka më ka emëruar që ta barti këtë pozicion në qoftë se unë nuk kam qasje direkte të informatave. Unë i besoj skriptes edhe pozicionit të delegacionit atje, por mua më pamundëson informimi i saktë në qoftë se unë nuk jam pjesë përbërëse e atij ekipi, pasi që përtej atij skripti ka çështje të tjera të cilat po ashtu janë shumë të rëndësishme. Çështje të tjera të cilat mund të konsiderohen finesa, por janë të rëndësishme për pozicionimin e secilit delegacion”, tha ai.
Selimi tregon se përjashtimi i tij nga këto takime, e bën të të pasigurt se janë duke realizuar qëllimin e 27 shkurtit 2008.
“Fatkeqësisht nuk kam marrë pjesë në disa takime, në disa kam marrë pjesë, në disa jo. Dhe mendoj që kjo diskrepancë në mes takimeve, mua nuk më jep siguri të mjaftueshme për me i përmbush tërë ato pjesë të puzzles të mozaikut, që të kem konform që ne jemi pjesë përbërëse dhe që ne jemi duke e realizuar qëllimin tonë, e që është 17 shkurti 2008. Për këtë çështje edhe kryetari im, Ramush Haradinaj e ka shprehur zëshëm se në momentin që ai e ka caktuar një person ka mundur të jetë një person tjetër, kam qëlluar unë me qenë aty, kur e ka shprehur atë pozicion të tij, ka qenë një pozicion i shqetësimit të një humbjes së kohezionit dhe humbjes së bashkëpunimit dhe kjo ka ardhur si rezultat i të qenurit selektiv në pjesëmarrjen e takimeve. Të qenurit selektiv në takime nuk të jep brumë të mjaftueshëm për me marrë një qëndrim mirë të informuar”, është shprehur ai.
Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi shton se gjitha partitë që po bashkëqeverisin aktualisht, kanë hise të barabartë në dialog dhe se termet në këto takime do të duhej të caktoheshin nga ta.
Ai thotë se caktimi i koordinatorit shtetëror për dialog, Skender Hyseni dhe takimet e tij në Uashington e Bruksel, janë rrëshqitje për dialog teknik. Ai deklaron se është koha të mbyllet kontrata për dialog mes Kosovës e Serbisë./KP/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit