Në protestën e cila u mbajt sot në sheshin “Car Llazar”, në mesin e disa qytetarëve nga komuniteti serb morën pjesë edhe përfaqësues të Listës serbe si dhe kryetari i “Partisë së Serbëve të Kosovës”, Aleksandar Jabllanoviq të cilët kundërshtuan hapjen e urës së Ibrit në Mitrovicë.
Jabllanoviq në një prononcim për Telegrafin ka folur për protestën e sotme dhe arsyen e organizimit të saj.
Ai tha se ura e Ibrit asnjëherë nuk i ka lidhur shqiptarët dhe serbët, dhe se kjo urë siç u shpreh “ka qenë gjithmonë vend konflikti dhe konfliktesh serioze”.
Jabllanoviq theksoi se ura e Ibrit nuk duhet të hapet në mënyrë të njëanshme.
“Mesazhi është mjaft i qartë. Ka shumë ura mes serbëve dhe shqiptarëve që na lidhin dhe janë të dobishme për të jetuar së bashku. Mirëpo, kjo urë kryesore në Ibër nuk na ka lidhur kurrë, ka qenë gjithmonë vend konflikti dhe konfliktesh serioze. Prandaj kjo urë nuk mund dhe nuk guxon të hapet në mënyrë të njëanshme dhe ne serbët nuk pajtohemi me hapjen e urës”, ka thënë Jabllanoviq.
Sipas tij, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me këto veprime që po bën është duke ngritur ‘rejtingun’ para zgjedhjeve parlamentare, dhe siç tha “nuk i intereson që një lëvizje e tillë do të rrezikonte sigurinë e qytetarëve.
“Nga ana tjetër, Kurti kërkon të hapë një urë për të ngritur rejtingun para zgjedhjeve parlamentare dhe nuk i intereson që një lëvizje e tillë do të rrezikonte sigurinë e qytetarëve. Prandaj ne serbët i bëjmë thirrje KFOR-it që t’i përmbahet rezolutës 1244 të OKB-së dhe të parandalojë veprimet e njëanshme të qeverisë së Kosovës”, ka thënë ndër të tjera për Telegrafin Jabllanoviq. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
A do ta mbështesë Nisma LVV-në në formimin e qeverisë, flasin nga partia e Limajt

“Burgim dhe ndalim të përhershëm”, Ambasada amerikane në Shqipëri paralajmëron aplikantët e vizave për në SHBA

Me kë po bisedon LVV-ja për formimin e qeverisë, flet Albulena Haxhiu

Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Fazani i egër rikthehet në Parkun e Divjakës

Deliu i përgjigjet LDK-së: Posti i kryeministrit i takon PDK-së si parti e dytë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

A po shuhet përfundimisht dialogu Kosovë-Serbi? - Analistët në Beograd: Kosova s’është më temë

Aksident me fatalitet në Bresje të Fushë-Kosovës, mbyllet përkohësisht rruga Prishtinë-Pejë

Bota ngritet kundër Elon Muskut, 200 protesta në ditë kundër pronarit të Teslas

Goditeni nga rryma sa herë që prekni diçka? Ekspertët zbulojnë pse ndodh kjo dhe si të parandaloni

Prindërit e Gjestit thonë dy fjalë për Egli Takon, i kërkojnë falje familjarëve të saj

Bournemouth vendos çmimin për Antoine Semenyo – kërkohet nga tre klube të mëdha angleze