I morën telefonin, studentja nga inati dogji konviktin e studentëve – humbin jetën 19 persona nga zjarri në Guajana
Zjarri që mori jetën e 19 të rinjve në një konvikt në Guajana të dielën, u ndez nga një adoleshente e cila ishte e pakënaqur që zyrtarët e konviktit i kishin marrë telefonin mobil, thanë autoritetet për AFP.
“Studentja dyshohet se ka shkaktuar zjarr shkatërrues pasi i është marrë telefoni”, tha policia, transmeton Telegrafi.
Zjarri shpërtheu të dielën në mbrëmje në Mahdia, një qytet minierash në Guajana, një vend i vogël anglishtfolës në Amerikën e Jugut.
Zyrtarët e konviktit “i morën telefonin dhe vajza kërcënoi se do t’i vinte zjarrin ndërtesës po atë mbrëmje dhe të gjithë e dëgjuan”, tha një burim qeveritar për AFP të martën, duke folur në kushte anonimiteti, duke pretenduar se vajza kishte rrëfyer.
“Studentët nuk lejohen të përdorin telefona. Zyrtarët i gjetën, me sa duket ajo po dërgonte foto”, shtoi burimi.
Adoleshentja, aktualisht shtruar në spital nën mbikëqyrjen e policisë, ka shkuar në tualet, ka spërkatur me insekticid perden dhe e ka ndezur me shkrepëse. Disa vajza të reja dhanë të njëjtin version për shkakun e aksidentit.
Sipas studentëve, ata ishin duke fjetur dhe janë zgjuar nga ulërimat. Panë zjarr dhe tym në tualet, që u përhap shpejt nëpër ndërtesën pjesërisht prej druri, tha policia.
Drama u rëndua edhe më shumë nga fakti se menaxheri i shtëpisë, në panik, nuk mundi të gjente çelësin e derës së daljes së pallatit, dritaret e së cilës kishin hekura. Dyert mbylleshin çdo natë në orën 21:00.
Burrat thyen derën për t’ua mundësuar të mbijetuarve të shpëtojnë. Zjarrfikësit dhe policia mbërritën 25 minuta pas fillimit të fatkeqësisë.
Guajana, një vend i vogël dhe i varfër anglishtfolës prej 800 mijë banorësh, një ish-koloni holandeze dhe më pas britanike, ka rezervat më të mëdha të naftës për kokë banori dhe pret zhvillim të shpejtë në të ardhmen e afërt kur të shfrytëzohen rezervat, që është vetëm fillimi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'