Milani nuk ka arritur më shumë se një barazim pa gola 0-0 ndaj AEK Athinës në kuadër të Ligës së Evropës.

Në tri ndeshjet e fundit ‘Rossonerët’ nuk kanë shënuar fitore, duke humbur dy ndeshje në Serie A.


Trajneri i Milanit, Vincenzo Montella ka thënë se është një moment i vështirë.

“Është një moment i vështirë për t’u shpjeguar. Krijuam shumë raste, por nuk mundëm të shënonim. Vërshëllimat? Mendoj se janë për rezultatin, jo për mënyrën sesi kemi luajtur. I kërkoj shoqërisë, por edhe tifozëve të na qëndrojnë pranë”.

“Kam një marrëdhënie direkte me Mirabellin. Jemi përgjithësisht mirëkuptues me njëri-tjetrin, por nuk jam dakord me të kur thotë se kundër Interit as nuk zbritëm në fushë”.

DMh834BW4AE pFI

Italiani thotë se dëshirojnë të gjithë të shohin spektakël dhe beson se skuadra e tij do të përmirësohet në të ardhmen.

“Sigurisht që të gjithë dëshirojmë të shohim spektakël për 95 minuta, por unë e di që kjo skuadër do të përmirësohet ndeshje pas ndeshjeje, derisa të arrijë formën optimale”.

montella1 1

Në fund ish-trajneri i Fiorentinës ka thënë se shumë nga lojtarët e tij nuk kanë veshur më parë fanellë kaq të rëndë sa të Milanit.

“Shumë lojtarë nuk e kanë veshur kurrë më parë një fanellë kaq të rëndë, prandaj kanë nevojë për mbështetje”, deklaroi Montella. /Telegrafi/

telegrafi sport app