Montella drejt largimit, tre kandidatët më seriozë për ta zënë vendin e tij
Vincenzo Montella nuk është duke kaluar momente të mira në stolin e Milanit.
Dy humbje në gjashtë ndeshje, me Lazion dhe kjo e fundit me Sampdorian kanë bërë që në klub të mendojnë për të ardhmen e Montellas.
Duke i shtuar edhe kësaj mos angazhimin e Hakan Calhanoglu dhe Andre Silvas në shumë ndeshje edhe tifozët kërkojnë ndryshime.

Dy ndeshjet e ardhshme për trajnerin italian janë kundër Romës dhe Interit, ndërsa këtu do të vendohet edhe e ardhmja e tij.
Sipas medieve italiane janë tre emra të njohur që janë në listën e Milanit.
I pari është italian Walter Mazzarri i cili në sezonin e shkuar drejtoi Watfordin.

Mazzarri ka qenë trajner te Napoli dhe Interi.
Pas tij vjen kandidatura e Thomas Tuchel i cili kam drejtuar Mainzin dhe Borussia Dortmundin.

Kandidati tjetër dhe më i lehti për t’u arritur, është Paulo Sousa.

Portugezi është momentalisht pa ekip, ndërsa në verë ishte afër të nënshkruajë me Jiangsu Suning. /Telegrafi/




























