LAJMI I FUNDIT:

Montella bën shaka: E mirëpres Ancelottin, mund të jetë ndihmësi im

Montella bën shaka: E mirëpres Ancelottin, mund të jetë ndihmësi im

Carlo Ancelotti ende nuk ka mbushur 24 orë nga shkarkimi si trajner i Bayern Munich.

Por trajneri italian mund të gjejë së shpejti punë dhe të rikthehet në vendlindje.

Së paku tifozët e Milanit shpresojnë që ai të marrë drejtimin e ‘Rossonerëve’ së shpejti, pasi Vincenzo Montella rrezikon të shkarkohet.


Ancelotti flet pas shkarkimit nga Bayerni (Foto)
Lexo po ashtu Ancelotti flet pas shkarkimit nga Bayerni (Foto)

Kjo ka bërë që edhe gazetarët ta pyesin Montellan rreth shkarkimi të Ancelottit dhe ky i fundit ka dhënë një përgjigje atraktive.

“Nëse Ancelotti dëshiron të vijë në Milan, mund të jetë ndihmësi im”, deklaroi Montella duke qeshur.

Por pastaj numri një i Milanit foli seriozisht rreth kësaj çështje. “Edhe un mund të jem ndihmësi i tij, nuk është nënçmuese”, tha Montella.

Montella dhe Ancelotti gjatë turneut ‘Audi Cup’

43-vjeçari e ka pranuar se gjithmonë ka admiruar punën e Ancelottit dhe shpeshherë e ka përcjellë atë në stërvitje.

“Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm për Carliton. Kur kam filluar të merrem me zejen e trajnerit kam shkuar dhe kam përcjellë nga afër stërvitjet e tij”, deklaroi Montella.

Montella mund të shkarkohet nga Milani nëse ‘Rossonerët’ nuk marrin fitore ndaj Romës

Ish-reprezentuesi italian karrierën e trajnerit e ka nisur tek të rinjtë e Romës skuadër ku e mori famën më të madhe si trajner.

Gjatë karrierës së tij si trajner Montella ka udhëhequr fillimisht në disa ndeshje Romën në vitin 2011, Catanian (2011/12), Fiorentinën (2012/15) dhe Sampdorian në stinorin 2015-16. /Telegrafi/