LAJMI I FUNDIT:

Monika Salihu mes dy melodive: asaj të jetës dhe karrierës – “Çika e boksierit” flet për muzikën, personalen dhe përkushtimin ndaj fesë

Monika Salihu mes dy melodive: asaj të jetës dhe karrierës – “Çika e boksierit” flet për muzikën, personalen dhe përkushtimin ndaj fesë
Monika Salihu në intervistë për Telegrafin (Foto: Ridvan Slivova, Foto-kolazh: Endrit Dallaveraj/Telegrafi)

Në botën e muzikës dhe më gjerë, ka njerëz që shkëlqejnë me prezencën e tyre, të cilët me historitë e tyre frymëzojnë dhe lënë gjurmë. Monika Salihu është një ndër këto shpirtra, një artiste që ka gjetur mënyrën për të prekur zemrat përmes artit dhe qëndrimit të saj ndaj jetës. Nga studiot e muzikës deri në vendet e ngrohtë të shtëpisë, një rrëfim i saj është një udhëtim i përlotur në botën e ndjenjave.

Melodi për të është më shumë se një partiturë notash – është vetë jeta e saj, pasi dashurinë për muzikën, Monika e ka përjetësuar edhe në emrin e vajzës së saj – të cilën e ka quajtur Melody.

Në një intervistë ndryshe për Telegrafin, Monika flet për udhëtimin e saj shpirtëror dhe lëvrimin në zhanret e ndryshme të artit, por edhe dashurinë e dikurshme – sportin. Nga një vajzë e thjeshtë, në një grua që rrjedh me dashuri dhe përkushtim ndaj Zotit, ajo ka ndërtuar një jetë që është himn për ata që besojnë dhe kërkojnë më shumë.


Monika Salihu (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

“Nuk jam shtatëdhjetë e tetë, jam tridhjetë e tetë”, fillon Monika me një buzëqeshje. “E lashë muzikën në kohën kur isha ndër të parat e R&B-së në vend”. Disa vendime i merremi në jetë me zemër të rëndë; për Monikën, tërheqja nga muzika ishte njëra prej tyre. “U dëshpërova… ishte momenti që më mira të lija muzikën sesa ta vuaja emocionalisht”, thotë ajo për Telegrafin.

Megjithatë, në heshtjen e muzikës së saj, një pasion i ri filloi të lulëzojë. “Gjatë pauzës nja dhjetë vjet kam dëgjuar veç popullore”, shpjegon ajo, dhe shtoi se ky zhanër i ri e bëri të përjetojë muzikën në një mënyrë krejt ndryshe. “Çuditesha edhe me veten pse? E ndjeja, e përjetoja, e këndoja nëpër dhomë, fshehurazi, madje as Ylberi burri im s’e ka ditë as qysh këdoja, as çfarë bëja”.

Monika Salihu (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Monika tregon se kjo zanafillë e re ishte një fuqi që e ndihmoi të rindërtohet. “Edhe e shija që e doja, më hyri në qejf popullorja. Ndjehesha shumë në kontakt me muzikën e mirëfilltë, pasi edhe e kemi me shumicë”. Një shpirt kërkon gjithmonë formën e tij të shprehjes, dhe për Monikën, kjo shprehje u gjend në meloditë e thella të muzikës popullore.

Si vajza e të madhit Azis Salihu, një figurë ikonike e sportit olimpik, Monika ka trashëguar jo vetëm emrin por edhe një pasuri shpirtërore dhe karakteriale të pashoqe. Por udhëtimi i saj personal ka rrjedhur përmes një rruge të pastër ku e thjeshta dhe e sakta mallëngjehen në një simfoni besimi. Ajo shprehet me një zë të butë, gati fluturues: “Jam shumë falënderuese ndaj vetes që kam ushtruar karate. Jam krenare që jam vajza e tij… kur flasin për famë, fama është suksesi. E ndiej veten të lumtur si vajza e tij; si person, nuk kam nevojë të flas shumë për të, sepse kanë folur të tjerët”, tha Monika duke shtuar se reflekset e shpejta dhe shqisat e përforcuara janë fryt i përkushtimit të saj në sportin e karatesë – sport i cili erdhi nga influenca e babait të saj kampion.

Monika Salihu gjatë intervistës për Telegrafin (Foto: Telegrafi)

Pjesëmarrja në Big Brother VIP Kosova ishte një tjetër sfidë dhe përvojë interesante për interpretuesen e hitit “Çika e boksierit”. Megjithatë, për Telegrafin, Monika Salihu tha se aty nu ke gjeti shumë veten – ngase shpesh nuk kishte se as me kë të zhvillonte një debat të mirëfilltë. “Më kanë gjykuar për durimin, për sabrin. E di që edhe shumica e publikut shqiptar i do njerëzit si unë – të thjeshtë dhe sinqertë”

Rrugëtimi i saj në Muajin e Shenjtë të Ramazanit është një dëshmi e përkushtimit të saj ndaj fesë myslimane. “Kam filluar të agjëroj qysh prej klasës së shtatë”, thotë ajo me një buzëqeshje që shkëlqen nga kujtimet. “Edhe normalisht që ishte e vështirë njerëz fillim, por mësohesh”, thotë ajo. Por, ndryshimi më i madh ka ardhur nga të qenurit një vajzë e thjeshtë në Prishtinë që këndonte hitin e saj të famshëm “Tip Narcizoid”, në ikonën që është sot. “Isha e lirë gjithë ditën, pse të mos i kryeja pesë vaktet e faljes”, shprehet Monika, duke ndarë reflektimin e saj mbi atë se si praktikat fetare e kanë ndihmuar të bëhet më e fortë dhe e përqendruar.

Monika Salihu (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Ky është një rrëfim i vazhdueshëm transformimi, i cili tregon se si Monika jo vetëm që ka arritur të bëhet një grua e përkushtuar ndaj Zotit, por ka ruajtur gjithashtu një lidhje të thellë me rrënjët dhe traditat e saj. “Ne të gjithë njerëzit jemi me gabime”, thotë ajo me modesti dhe vetëdije të plotë. “Asnjë nuk jemi perfektë”.

Në këtë intervistë, Monika Salihu na ofron një pasqyrë të jetës dhe shpirtit të saj – një mozaik i ndërlikuar i ngjarjeve, emocioneve dhe mësimeve që janë gdhendur në thesin e saj të përvojave. E në fund të ditës, ajo është thjesht një artiste, një nënë dhe një grua e fortë që ka zgjedhur të ndjekë zemrën e saj dhe të jetojë me integritetin e një shpirti që vazhdon të këndojë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Xheneta e pyet se kur do t’i propozojë, Gjesti i ftohtë në përgjigje: Të shohim një herë çka po rrjedh

Xheneta e pyet se kur do t’i propozojë, Gjesti i ftohtë në përgjigje: Të shohim një herë çka po rrjedh

Magazina
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse

Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse

Magazina
“Në fillim ka qenë shumë e vështirë” - Ledri Vula flet për herë të parë për ndarjen nga Sara Hoxha

“Në fillim ka qenë shumë e vështirë” - Ledri Vula flet për herë të parë për ndarjen nga Sara Hoxha

Magazina
Bebe Rexha shfaqet e thjeshtë dhe pa makijazh teksa fotografohet në një dalje të përditshme në pazaret e Los Angelesit

Bebe Rexha shfaqet e thjeshtë dhe pa makijazh teksa fotografohet në një dalje të përditshme në pazaret e Los Angelesit

Magazina
Anisa Veseli hyn të premten në Big Brother VIP Kosova?

Anisa Veseli hyn të premten në Big Brother VIP Kosova?

Magazina
Sunny Hill Festival nominohet si njëri ndër festivalet më të mira në Evropë

Sunny Hill Festival nominohet si njëri ndër festivalet më të mira në Evropë

Magazina
Kalo në kategori