Manchester City ka fituar ndeshjen e parë ndaj Borussia Monchengladbach me rezultat 2-0 në kuadër të fazës së 1/8-tës në Ligën e Kampionëve.

Klubi anglez ka arritur të marrë një fitore të madhe në takimin e zhvilluar në Puskas Arena të Budapestit, shkaku i rregullave të shtrënguara në Gjermani për COVID-19.


Golat në këtë fitore të ekipit të Pep Guardiolas u shënuan nga Bernardo Silva (29’) dhe Gabriel Jesus (65’).

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte pikërisht portugezi Silva, i cili pas golit të shënuar dhe asistimit u notua me 7.9.

Në anën tjetër, nota më e ulët shkoi për sulmuesin anglez, Raheem Sterling, që u vlerësua me notë 5.9.

Notat e lojtarëve:

/Telegrafi/

telegrafi sport app