LAJMI I FUNDIT:

Momenti tmerrues kur futbollisti 16-vjeçar goditet nga rrufeja, Ivan Zaborsky po lufton për jetën

Momenti tmerrues kur futbollisti 16-vjeçar goditet nga rrufeja, Ivan Zaborsky po lufton për jetën
(Foto: TV Aist/FC Znamya Truda)

Një futbollist rus ka rënë në koma dhe ka mbetur me shenjë rreth qafës, pasi është goditur nga rrufeja gjatë stërvitjeve.

16-vjeçari Ivan Zaborsky është duke luftuar për jetën pas incidentit të tmerrshëm që ndodhi në Orekhovo-Zuevo në afërsi të Moskës.

Portieri i ri, i cili po stërvitej ndaras nga bashkëlojtarët, mbante një zinxhir metali në qafë në momentin e goditjes nga rrufeja në fushën stërvitore të FC Znamya Truda.


Xhirimet e shfaqin momentin kur Zaborsky vrapon drejt topit në afërsi të zonës së gjashtëmbëdhjetëmetërshit dhe goditet nga rrufeja.

(Foto: TV Aist)

Ai rrëzohet në fushë, ndërsa trajnerët dhe bashkëlojtarët vrapojnë drejt tij. Trajneri Anton Basov i ka bërë masazh të zemrës dhe i ka dhënë frymëmarrje artificiale për ta reanimuar.

Portieri është dërguar me urgjencë në spital pa vetëdije dhe pastaj është dërguar me helikopter në një klinikë të Moskës, ku thuhet se është në gjendje të qëndrueshme.

E dashura e tij ka treguar se Ivanit i është kthyer vetëdija, mirëpo për shkak të shokut të dhimbshëm që ka pasur është vënë në koma të induktuar.

“Prindërit e tij janë pranë krevatit. Ai ka një shenjtë përreth qafës ku rrufeja e ka goditur zinxhirin e tij, ndërsa i është dëmtuar edhe mushkëria. Atij i nevojitet kohë për t’i stabilizuar”, ka thënë e dashura e futbollistit.

Edhe motra e tij, Karina Zaborovskaya, ka treguar se ai ishte zgjuar disa herë, por mjekët nuk kanë dashur ta rrezikonin dhe e kanë kthyer në koma. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
U rikthye pas një viti e gjysmë jashtë fushave, Betim Fazliji këput sërish ligamentet

U rikthye pas një viti e gjysmë jashtë fushave, Betim Fazliji këput sërish ligamentet

Ndërkombëtare
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Bundesliga
Messi dhuron dy asistime fantastike dhe thyen një rekord të madh

Messi dhuron dy asistime fantastike dhe thyen një rekord të madh

Ndërkombëtare
Lewandowskit i rinovohet automatikisht kontrata me Barcelonën

Lewandowskit i rinovohet automatikisht kontrata me Barcelonën

La Liga
Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

La Liga
‘Të fala ke nga mami’ - Dragusha tregon se në cilin klub çdo shtëpi fliste për futboll

‘Të fala ke nga mami’ - Dragusha tregon se në cilin klub çdo shtëpi fliste për futboll

Superliga
Kalo në kategori