Një video e publikuar së fundmi në internet, shfaq momentin kur shpërthen bomba në një kishë në Egjipt, e cila la të vdekur 25 persona dhe plagosi 49 të tjerë.

Kisha ortodokse e Shën Peter në Abbassia të Egjiptit, është hedhur në erë gjatë të shtunës, transmeton Telegrafi.


Raportohet se në mesin e viktimave të shpërthimit kishte gra dhe fëmijë, ndërsa ngjarja e tmerrshme kishte ndodhur derisa shumë besimtarë ishin mbledhur brenda saj për t’u lutur.

Videoja është filmuar nga kamerat e sigurisë e cila është postuar në internet, ku shihet momenti rrëqethës i shpërthimit të bombës që hedh në erë kishën dhe krijon një re gjigante në rrugë. /Telegrafi/

3 104

4 71

5 52

6 43

7 38

8 32