Site icon Telegrafi

Momenti kur një grua shpëton qenin duke rënë nga dritarja e katit të fundit të banesave në Brazil

Një qen që po binte nga një dritare e katit të fundit të një blloku apartamentesh në Brazil mbijetoi pasi një fqinj arriti ta kapte në një kuti kartoni.

Qeni, i quajtur Alicinha, kishte ikur nga dritarja e banesës së pronarit të tij ndërsa ajo ishte jashtë dhe u bllokua, përcjell Telegrafi.

Fqinja Clarisse Saraiva da Silva, e cila jeton më poshtë, u lajmërua për qenin e rrezikuar dhe vrapoi te dritarja e saj për ta parë atë të ngjitur në një grilë sipër.

Pasi zbuloi se pronari nuk ishte në shtëpi, ajo i dha një batanije kujdestarit të ndërtesës për ta vendosur në tokë poshtë, kapi një kuti kartoni, e mbushi me rroba dhe e mbajti nga dritarja e saj.

Një video tregon momentin tronditës që qeni humbet kontrollin dhe bie, përpara se Clarisse të arrijë ta kapë në kuti. /Telegrafi/

Exit mobile version